Athina zyrtare ka mohuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili tha pak ditë më parë se Greqia është afër njohjes së pavarësisë.
“Qëndrimi grek ka mbetur i pandryshuar”, tha një zyrtar i Qeverisë së Athinës i pyetur nga EURACTIV.
Në një intervistë për televizionin polak “TVP World” më 8 shtator Kurti tha se Greqia mund ta njohë shpejt pavarësinë e Kosovës, duke marrë kryesimin në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin atë.
Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë, ndërsa Athina ka një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës.
Në vitin 2021, ajo u ngrit në Zyrë të Interesit, dhe përderisa nuk mund të mbajë flamurin e Kosovës jashtë, mund të lëshojë viza. Athina njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova