osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Greqia do të na marrë 12 milje në detin Jon? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin: Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, e kam firmosur vet!

Greqia do të na marrë 12 milje në detin Jon? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin: Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, e kam firmosur vet!

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me deklaratat se Greqia do t’i marrë Shqipërisë 12 milje në detin Jon.

Ngjela shkruan se nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, pasi kryeministri grek që flet si pushtues nuk na merr dot asnjë gjë. Avokati zbulon se nën presionin amerikan politikanët shqiptarë e kanë rrëzuar marrëveshjen e 2013-ës.

“Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të Detit Jon.”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Për Detin Jon.

Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët.

Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në Detin Jon?

Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaje; sepse ka frikë. Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë.

Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në Detin Jon.

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në Detin Jon, që bëri në vitin 2013 korrupsioni i lartë shtetëror. Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri -Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, marrëveshje nuk ka më, dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal.

Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të Detit Jon.

Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare.

Por, Detin Jon nuk na i marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë.

Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa, dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen.

Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore.

Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë…