Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën e Lamias në Greqi, ku viktimë ka mbetur një shtetas shqiptar.
Sipas mediave greke aksidenti ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit kur shqiptari ishte duke udhëtar me taksi për në Athinë së bashku me gruan dhe me foshnjën e tyre.
Shqiptari ende i paidentifikuar, për arsyer që nuk dihen doli nga makina për një çast dhe përfundoi nën rrotat e një kamioni.