osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grekët e sulmuan për përkthimin e deklaratave të Edi Ramës, shkrimtari Gazmend Kapllani: I kënaqur që po lexojnë shqip!

Grekët e sulmuan për përkthimin e deklaratave të Edi Ramës, shkrimtari Gazmend Kapllani: I kënaqur që po lexojnë shqip!

Shkrimtari i njohur shqiptar Gazmend Kapllani, ka polemizuar me mbështetësit e Agimit të Artë në shtypin grek, të cilët e kanë sulmuar për përkthimin që ai i ka bërë tekstit të Edi Ramës në reagimin për ngjarjen në Bularat.

Kapllani shkruan:

“Mbështetësit e Agimit të Artë dhe nacionalistët janë tërbuar nga teksti anti-nacionalist i Ramës dhe nga përkthimi im (nuk më shkoi kurrë në mend se do të kishte një ndikim të tillë). Përtej të gjithave, fakti që i shoh duke lexuar disa herë tekste në shqip (edhe pse përpiqen të shtrembërojnë kuptimin e fjalëve), e konsideroj këtë si një nga arritjet e mia më të rëndësishme ndërkulturore.”

Portali HellasJournal[1] ka ri-publikuar një shkrim të Himara.gr, i cili sulmon gazetarin shqiptar që ka jetuar për shumë vite në Greqi, Gazmend Kapllani, për përkthim “qëllimisht të gabuar” të reagimit të KM Rama ndaj ceremonisë mortore në Bularat për Konstandinos Katsifas.

Para publikimit të “gabimeve” në përkthim, Hellas Journal sulmon z. Rama për qëndrimin e tij që nga fillimi i çështjes, ndërsa më pas sulmon ata persona në Greqi të cilët e morën atë në mbrojtje për reagimin e tij në facebook, kur iu përgjigj një komenti të një qytetari.

Më pas shkrimi vijon me reagimin e portalit Himara.gr, si më poshtë:

“Pas komenteve provokuese të Kryeministrit shqiptar në Facebook, i cili paraqiste si gomarë, derra dhe malësorë ato që morën pjesë në funeralin e Konstandinos Katsifas, një pjesë e mediave të Greqisë nxituan për të ndryshuar kuptimin e deklaratave dhe t’i atribuojnë Edi Ramës deklarata pajtimi përmes “mësimeve për patriotizmin e vërtetë”, siç është shkruar në disa prej tyre.

Siç u bë e ditur menjëherë, rishikimi i deklaratave erdhi pas një versioni alternativ përkthimi të gazetarit të njohur shqiptar Gazmend Kapllani”.

Pasi publikon edhe njëherë përkthimin e plotë të komunikimit të KM shqiptar me qytetarin “Lucky Boy London”, sipas versionit të saj, Himara.gr shënon ndryshimet në përkthimin e z. Kapllani “të cilat sollën paraqitjen e rishikuar të qëndrimit të KM Rama”, si vijon:

a) Lucky Boy London: “Tregoja vendin dhe vlerat tona si komb”.

Gazmend Kapllani përktheu “vlerat tona”, si “idealet tona”. Për çdo përdorues të gjuhës shqipe, megjithatë, është e qartë se bashkëbiseduesi shqiptar e kupton fjalën “vlerat” tona në kuptimin e forcës/pushtetit. Për këtë arsye, Kryeministri shqiptar, në përgjigjen e tij, sjell si kontrast të fjalës “vlerë”, fjalën “dobësi” e përkthyer nga Kapllani gjithashtu si “dobësi” (këtu nuk ka vend për përkthim tjetër). Kështu, në greqisht interpretimi i lirë i fjalisë së parë të Ramës, dhe jo përkthimi fjalë për fjalë, do të ishte “forca jonë është ajo që disa shohin si një dobësi”.

b) Edi Rama: Shteti ynë s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatorë varrimesh.

Në versionin e Kapllanit, “arkmorte” përkthehet si “nekrofil”. Fjala arkmorte është komplekse. Vjen nga “arka” që është kutia, siç mund të kuptojë lehtësisht dikush që nuk di shqip. Komponenti i dytë “morte”, ata që kanë mësuar latinisht ose flasin gjuhë latine, e perceptojnë që lidhet me vdekjen, nënkupton të “vdekurin”. Prandaj, është e lehtë të konkludosh se fjala “akrmorte”, është kutia e të vdekurit ose ndryshe arkivoli. Duke mos i besuar as gjykimit tonë meqë gjuha shqipe nuk është gjuha jonë e parë, ne kontrolluam fjalën në internet. Një nga rezultatet që na doli, ishte titulli i një artikulli në një gazetë shqiptare:

U varros e gjalle, Gruaja lufton për jetën e saj 11 ditë brenda në arkmort.

Për të mos u zgjatur shumë, fjala arkmort do të thotë arkivol dhe jo nekrofil siç Kapllani e përktheu. Këtu pikërisht është mashtrimi i madh. Duke iu drejtuar një audience që nuk e njeh gjuhën shqipe, Kapllani përkthen nga gjuha e tij amtare në një gjuhë që padyshim e njeh po aq mirë, një fjalë krejtësisht gabim. Nëse prapa këtij fakti nuk fshihet ndonjë qëllim, atëherë bëhet fjalë për një gabim që askush nuk e pret nga një shkrimtar shqiptar që shkruan në greqisht. Shkrimtar i cili, duhet të theksohet, u shfaq pas disa viteve në aktualitetin grek, disa ditë para vrasjes së Konstandinos Katsifas dhe për 11 ditë nuk ishte deklaruar fare për këtë incident.

c) Edi Rama: Janë qenie të mjera

Kapllani përkthen “qenie te mjera” si ekzistenca të mjerueshme. Fjala mjer në forma të ndryshme përdoret si një mallkim në të gjithë Shqipërinë dhe do të thotë i “ndotur”, i “qelbur”. Dhe këtu preferuam fillimisht një përkthim të fjalëpërfjalshëm ndërsa një përkthim më i saktë në interpretim të lirë do të ishte “ndotës”. Nëse pranojmë se në përkthimin e arkivolit si “nekrofil” është bërë gabim nga Kapllani, e kemi të vështirë të pranojnë se si një shkrimtar shqiptar në nivelin e tij mund të bëjë aq shumë gabime në një tekst me kaq pak fjalë.

Së fundi, Kapllani spekulon se i gjithë ky reagim erdhi si pasojë e parullave të anëtarëve të Agimit të Artë në varrimin e Katsifas, dhe referencat si gomarë, derra dhe malësorë i atribuoheshin vetëm kësaj pjese të të pranishmëve. Duke lexuar të plotë bisedën e Edi Ramës me qytetarët, duke parë të gjitha pamjet nga televizionet dhe transmetimet e drejtpërdrejta në facebook, nuk ka asnjë të dhënë për të konfirmuar hamendësimin e Kapllanit. Ajo që nuk shënohet në asnjë vend, është se të njëjtën natë, Kryeministri shqiptar u shfaq në një shfaqje televizive ku ai përsëriti të njëjtat fraza. Dhe, ndërsa kishte mundësinë të sqaronte nëse ai po i referohej një pjese ose të gjithë turmës që po ndiqte funeralin, ai nuk zgjodhi të bënte ndonjë dallim.

I rikthehemi mediave greke dhe personaliteteve që zgjodhën të përfaqësojnë versionin e Kapllanit. Mundet që publiciteti i Kapllanit t’i sigurojë një kanal të gjerë komunikimi, dhe për disa të përkthehet në vlefshmëri, por, në çdo rast, kur flasim për ngjarje të lidhura me marrëdhëniet e vuajtura shqiptaro-greke, sugjerojnë një lexim më të kujdesshëm të ngjarjeve. Nuk mund të pranohet aq lehtë një version i cili është tërësisht në kundërshtim me sjelljen e përgjithshme të Kryeministrit të Shqipërisë, e cila është në kundërshtim me qëndrimet e tij sipas rastit.

Dhe së fundi, ne propozojmë që ata të pyesin veten se cili do të ishte qëndrimi i tyre nëse një politikan grek bënte përshkrime respektive ndaj çdo protestuesi, pavarësisht sesa slogane fyese ai mund të përdorte. Në rastin më të mirë, Kryeministri shqiptar arriti nivelin e ekstremistëve, ndaj të cilëve mediat raportuan se iu kundërvu”.

Burimi:https://hellasjournal.com/2018/11/poios-parapoiise-telika-ta-logia-toy-ethnikisti-rama-mipos-chathikan-sti-metafrasi-toy-kaplani/