Gazetari investigativ, Artan Hoxha beson se ekstremisti grek, Kostandin Kacifas u vra nga RENEA.
Sipas Hoxhës ai kishte marrë dy plumba dhe nuk kishte si të vriste veten në këtë mënyrë. Ndërkohë Hoxha ka shtuar se ka pasur një shkëmbim zjarri të vazhdueshëm për tre orë ku Kacifas ka qëlluar mbi 300 fishekë.
Sipas Hoxhës, Kacifa ishte një kriminel me shtetësi shqiptare që u vra brenda territorit shqiptar për veprimet që bëri dhe nuk duhet të përfshihet pala greke.
“Është vrasje, për Kacifën. Nga anët e mija. Gjyshi im tregonte si greku i kishte therur dhe u kishte marrë edhe misrin. Nuk mund ta harrojmë kanë qenë pushtues. Kacifas dhe grupi pas Kacifas. Rasti është se ka ndodhur ditën e festës kombëtare është një ngjarje e thjeshtë kriminale. Një person hap zjarr ndaj patrullës së Dropullit dhe një patrulle tjetër të Gjirokastrës. Shkuan pa pistoletë për të mos krijuar incidente.
Ndodhi ajo që ndodhi,. Viktima e ka humbur jetën kur po errej kur vend ngjarja është 2 km. Ku e prisnin një grup tjetër personash. Ekspertiza tha se ka vra veten. Por në Tiranë dhe eksperti nga Janina tha se ka dy predha me kallashnikov. Ka distancë nga njëra tjetra. Ekspertiza e mjekut të Gjirokastër thotë ka barut. Por ai ka qëlluar 300 fishekë atë ditë. E kanë mbajtur 3 orë të bllokuar. Autoritet shqiptare kanë tentuar të pushojë çështjen.”
Gjithashtu është e turpshme vendosja e varreve grek si piramida kufiri në zonën gjoja vorioepiriote.
“Kundërshtimi im është se nuk ka asnjë lidhje me varrezat memorialë të ushtarëve grek me atë të varrezave të përkohshme italiane” kështu është shprehur gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Log.” në ABC.
Sipas Artan Hoxhës, Greqia, ka krijuar varreza memoriale në Shqipëri pasi pretendon për t’i përdorur si piramida kufiri.
Hoxha këtë e ka argumentuar me strategjinë e përdorur për ndërtimin e varrezave greke, pasi sipas tij ata nuk janë bazuar në varrezat e përkohshme italiane por kanë kërkuar që ti vendosin në pika strategjike që i pretendojnë si kufi.
“Është e vërtetët që ushtria italiane ishte e rregullt. Dhe varrezat provizore janë ashtu sic janë. Por janë varreza provizore dhe ato që janë sot në Shqipëri janë memorialë dhe janë historike dhe do ngelen aty përjetësisht. Ky është problemi që kemi me Greqinë. Jam marrë me këtë gjë një pjesë të jetës. ME planet shoviniste. Varrezat për të bërë memoriale të ushtarëve grek ka qenë në plan për 5 të tilla. Dhe asnjëra nuk është planifikuar për të ndërtuar aty ku janë provizoret. Varreza kanë qenë në Sajmol pran urës së Dragotit.
E dyta e madhe ka qenë në Përmet e ushtrisë italiane. Janë gjetur 800 grekë. Se i varrosën italianët. E treta është në Këlcyrë. Por ku janë varrezat memorialë. Ato janë në Shen Koll. Ka qenë një kishë e vjetër. Sot është ndërtuar një Manastir dhe ndodhet një varrezë 630 varre. Dhe nuk ka eshtra aty për ti futur. Të vetmet eshtra 36 prej tyre ishin në Sajmol. Në qendër të varrezës janë vetëm 36 eshtra grek në këtë betejë. Se kur tërhoqi trupat e veta i ka varrosur brenda saj. Pse sot pala greke nuk kërkon të bëhen ku ka qenë provizorja italiane. Grekët kërkojnë të mos bëhen atje por në kufirin që pretendojnë kufirin e Vorio Epirit. Varreza tjetër memorialë në hyrje të Korçës.
Dhe janë 2 mijë në Çiflig ku nuk ka pasur betejë dhe i planifikuar tjetër është në Vodicë të Kolonjës. Në 1985 në marrëveshjet Shqipëri-Greqi. Gjatë vizitës se ministrit të jashtëm grek është bërë kërkesat për varreza memorialë. Ajo qeveri maskarenjsh që në dokumente të italianëve. Pasi është bërë kontrolli qeveria e Adil Çarçanit kanë thënë se janë mbi 2 mijë ushtarë grek. Është kufiri por ky nuk është harta e famshme.” tha Hoxha.