Nga Xhek LONDON (Shqiptari)
Eshtë titulli i vellimit tim të dytë poetik që jam duke e pregatitur.
Dedikuar motrës time dhe gjithë grave të Shqipërisë, dashuria e të cilave është e gjërë sa bota. Ju përshëndes më një prej poezive.
Vajza për Nënën
E shtrenjta ime!
Për dikë ti mund të jesh flakë e vogël,
Por për mua ti je drita e prozhektorit.
Për dikë sytë e tu mund të jenë të zakonshëm
Por për mua, ata janë yje të ndritshëm.
Për dikë ti mund të jesh një lule
Por për mua ti je e gjithë pranvera.
Për dikë mund të jesh thjesht një grua
Por për mua, ti je natyra e kthjellët.
E shtrenjta ime!
Në hollësitë e rreme të botës,
ti je e vërteta.
Je mbretëresha e zemrës time,
në ditët e verbëra.
Ti je gjithçka e mbështjellë në një, je Zoti im!