Nga Roberto Benigni
“Gratë e politikanëve bëjnë të gjitha bamirësi. Ta pret mendja!!! Ndihen në faj me ato që vjedhin bashkëshortët!!!”
“…Dashurohuni. Nëse nuk dashuroheni ç’do gjë është e vdekur. Duhet të dashuroheni dhe gjithçka kthehet në jetë, lëviz gjithçka. Shpërndani gëzimin, konsumoni lumturinë. Fryni tek fytyrat e të tjerëve lumturi…
…Të thuash fjalët “Jeta është e bukur” në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë… Sepse jeta është e bukur jo për atë që ke, po për atë që jep. Lumturia ndodhet në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet të dëgjuara, në boshllëqet e mbushura, në buzëqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar.
Jeta është e bukur kur e jetojmë lumturinë, e jo kur e ndjekim atë…”
“Lumturia, ah po, lumturia, për sa i takon asaj, kërkojeni çdo ditë, pareshtur, madje çdokush që më dëgjon tani le të vihet në kërkim të dashurisë, në këtë çast sepse ajo është atje, e keni, e kemi, sepse na e kanë falur të gjithëve.
Na e kanë dhuruar kur ishim të vegjël, na e kanë dhuruar në pajë, dhe ishte një dhuratë aq e bukur saqë e fshehëm siç bëjnë qentë kur fshehin ndonjë kockë dhe shumë prej nesh e kanë fshehur aq mirë sa nuk mbajnë mend se ku e kanë vënë, por e kemi.
E keni, këqyrni në të gjitha skutat, dollapët, ndarëset e shpirtit tuaj, përmbysni çdo gjë, sirtarët, komodinat dhe do të shihni që do të dalë jashtë, është lumturia, rrekuni të ktheheni përnjëherësh e ndoshta e zini befasisht por ajo është atje, duhet përgjithherë të mendojmë për lumturinë, anipse ajo ngandonjëherë na harron, ne nuk duhet kurrë ta harrojmë. Deri në ditën e fundit të jetës sonë…nuk duhet as të frikësohemi nga vdekja, vini re është më e rrezikshme të lindësh se sa të vdesësh, eh…nuk duhet të kemi frikë nga vdekja por nga mosnisja e të jetuarit me të vërtetë!”
“…Pёrrallat, janё gjёja mё e rёndёsishme e jetёs sonё. Edhe kur rritemi, shkruajmё pёrralla. Asgjё nuk ёshtё mё shkencore sesa fantazia. Nёse mbyllim dyert e ёndrrave, kemi vdekur ndërkaq! Nuk ёshtё se pёrrallat u thonё fёmijёve qё ekzistojnё dragonjtё! Jo, fёmijёt e dinё vetё qё ekzistojnё dragonjtё! Por ama, pёrrallat u thonё fёmijёve se dragonjtё mund tё mposhten. Dhe ajo ёshtё gjёja më e mrekullueshme!…”/Insajderi