Granada ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në La Liga 2, teksa po vazhdon garën për të siguruar rikthimin në La Liga.
Në ndeshjen e vlefshmë për javën e 39-të, skuadra e drejtuar nga Paco Lopez luajti baras në udhëtim kundër Alavesit,
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Mendizorrotza” përfundoi me rezultatin 1:1.
Për skuadrën mysafire goli u shënua nga Myrto Uzuni. Reprezentuesi shqiptar shënoi nga penalltia në minutën e 22-të.
Për Uzunin ishte ky goli i tij i 22-të në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Ai prin në listën e golashënuesve më të mirë, teksa ka edhe katër asistime.
Ndërkaq, golin për vendasit e shënoi Luis Rioja, në minutën e 66-të.
Granada është e dyta në tabelë me 66 pikë, një më pak se skuadra lidere, Eibar, që tani ka një ndeshje më pak.
66 pikë ka edhe Alavesi në pozitën e tretë.
Në fund, dy skuadrat e para në renditje e sigurojnë direkt promovimin në La Liga, kurse skuadrat nga pozita tre deri në gjashtë luajnë në “Play-Off”. Fituesi i këzaj faze inkuadrohet gjithashtu në elitën e futbollit spanjoll. /Gazeta Express/