osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gramozi i “Shtëpisë së Torturave” dhe Gramozi kryetar Parlamenti që mohon të ketë lidhje me regjimin komunist

Gramozi i “Shtëpisë së Torturave” dhe Gramozi kryetar Parlamenti që mohon të ketë lidhje me regjimin komunist

Disa debate të forta janë zhvilluar gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ku u përplasën kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe deputeti Adriatik Alimadhi, pasi kryeparlamentari nuk i dha fjalën për replikë.

Madje gjatë replikës, Gramoz Ruçi i kujtoi deputetit se ai e ka thirrur atë disa herë komunist, por kjo sipas kryeparlamentarit nuk është aspak e vërtetë.

Siç duket Gramoz Ruçi paska probleme me memorien e tij personale, se ajo kolektivja e njeh shumë mirë se kush është ai.

Për fatin e mirë tonin, por jo të Gramozit, emri i tij sot qëndon i gdhendur nëpër muze, pikërisht në “shtëpinë e torturave”, ose atë që të gjithin e njohin me emrin “Shtëpia e Gjetheve”, krahë emrave të “shokëve” të tjerë me në krye Enver Hoxhën, e më pas Ramiz Alia, Abedin Shyti, Hekuran Isai, Feçor Shehu, Simon Stefani dhe Mehmet Shehu.

Të gjithë këta emra kanë udhëhequr ndaj shqiptarëve, torturën më të egër e çnjerëzore gjatë regjimit të diktaturës komuniste.

Në një nga dhomat e “shtëpisë së torturave” shfaqet “Piramida e varësisë partiake dhe administrative”, ku dallohet qartë se poshtë udhëheqësit, diktatorit Enver Hoxha, ndodhet portreti i Gramoz Ruçit, si një nga eksponentët kryesor të këtij regjimi.

Ish sekretar partie, ish-Ministër i Brendshëm, Gramoz Ruçi prej 8 vitesh ndodhet sërish në majën e pushtetit, atë të Kreut Parlamentar.

Por sot Gramozi i torturave, provon të tallet sërisht, jo vetëm me deputetin e parlamentit, por me memorien kolektive të shqiptarëve, duke thënë se nuk është komunist e nuk ka kurrëfarë lidhje me regjimin.

Mirëpo faktet janë kokëforta, edhe pse Gramozi i torturave ka harruar, historia është aty për të na treguar se jo vetëm që është komunist dhe ka drejtuar Sigurimin e Shtetit, por se është absurde që edhe sot, shërbëtori i regjimit komunist të jap leksione demokracie prej tribunit më të lartë të pushtetit./Ekskluzive.al

Replikat në parlament me deputetin Adriatik Madhi ku mohon të jetë komunist:

Gramoz Ruçi: A ka mundësi të mbaroj unë njëherë? S’është sharje po të them ballisht? Ti më ke thënë 100 herë komunist dhe se’të kam thënë gjë. Që edhe s’jam. Ti je ballist dhe të vjen rëndë kur përmendet ballisit. Po ç’replikë ke për ballistët?

Alimadhi: Ne ballistët i duam gratë por i duam në shtëpitë tona, dhe jo nëpër male. QË ta kuptosh ti mirë këtë.

Gramoz Ruçi: Ndërpritet fjala. Tërhiq atë që the.

Alimadhi: Nuk tërheq asnjë? Ulu poshtë! Apo mirë rri aty pastaj. Po të rrish aty do të të përjashtoj nga seanca.