Disa automjete të blinduara që po transportonin tre milionë euro në zonën e Puglias në Itali janë sulmuar nga një grup prej 10 presonash.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se grabitja ndodhi në autostradën që lidh Brindisin me Leccen nga persona të armatosur të maskuar si forca komando. Gjithashtu policia italiane ka raportuar se personat e përfshirë në grabitje qëlluan disa herë me kallashnikovë dhe dogjën dy makina e një furgon në rrugën përballë për të penguar ndërhyrjen e forcat e rendit.
Sakaq grabitësit i vunë flakën gjashtë automjeteve dhe u larguan në fshatrat përreth ku policia gjeti 300 euro në kartëmonedha, të cilat i përkasin plaçkës së vjedhur. Rruga nacionale 613 u mbyll përkohësisht për trafikun në të dy drejtimet, ndërsa hetuesit në vendngjarje p;on mbledhin të dhënat dhe kanë mbetur të tronditur, pasi autorët që kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.
Ndërkohë nga konstatimet e para të policisë rezulton se nuk ka pasur të lënduar në mesin e rojeve të sigurisë që ndodheshin brenda mjetit të blinduar. Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D’Attis i kërkoi ministrit të Brendshëm të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen.
Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e ministrit, i cili i dha një përgjigje të shpejtë, me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten.