Nga Anri Bala
Gazetari Bledi Mane ka bërë me dije, se Adriatik Lapaj e ka mbajtur fjalën! Gjykatësi Alltun Çela, pas kërcënimeve publike që i kishte bërë dhëndri gazetarit i është drejtuar drejtësisë me akuzën për fyerje dhe shpifje, duke kërkuar plot 30 milion lek të vjetra dëmshpërblim.
Ja çfarë shkruante Mane dikur:
“Këta të tre kanë formuar një parti të re politike dhe duan të vinë në pushtet. I pari majtas, paterica e Argita Berishës dhe dhëndëri i Alltun Çelës, ish kryetarit të gjykatës së Sarandës i zbythur nga sistemi i drejtësisë me ceremoni për krime dhe korrupsion. Dhëndëri dyshohet se i pastron paratë vjehërrit.
E dyta në mes me burrin opozitar ish deputet të PD, kësaj here kërkon ta provojë edhe vetë pushtetin.
I treti aktor humori i konvertuar në opozitar, që partinë e tij e promovon te televizioni i Shkëlzen Berishës… Gjellë e vjetër e thartuar në tenxhere të re“.
Tiku në fakt vetë ka heshtur, por ka nxjerr “bedel” vjehrrin, për akuzat e Manes ndaj tij, Florian policin dhe bashkëshorten e ish deputetit të Saliut, Bogdani, si drejtues dhe partiformues të seksionit Shqipëria bëhet.
Mane shprehet se do të shkoj në sallën e gjyqit dhe do t’i përplasë të vërtetat në fytyrë gjykatësit Alltun Çela, ndërkohë i drejtohet Lapajt: Paratë e vjehrrit ti Adriatik i pastron?
Por nëse është e vërtetë, Alltuni që turqisht do të thotë flori… nuk është i tillë, që të mund të verboj gjykatat dhe opinionin publik, por është tunxh që do nxihet sa më shumë që koha të kaloj dhe do e kapi ndryshku i drejtësisë së re, jo i asaj kur ai dhe gjithë të tjerët si puna e tij shisnin e blenin jetë në emër të drejtësisë, por kjo që ka ndryshuar… aq sa për të shkërmoqur produktin Alltun Tunxhi. /Ekskluzive.al