Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë në Kamëz. Të shtënat janë sinjalizuar nga qytetarët në rrugën “OSBE”.Shërbimet e policisë janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.
Policia njofton se janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se burri ka ndërruar jetë në spital. Burrë e grua janë qëlluar gjatë një grabitjeje.
Mësohet se viktima është Agim Buci 52 vjeç, i cili ka mbërritur pa jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij, Merita Buci 44 vjeç, është plagosur në këmbë dhe është futur në sallën e operacionit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë pronarë të një dyqani (mini marketi), në të cilin kanë hyrë dy persona për të grabitur.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.