Pas 6 muaj nga grabitja e bujshme në aeroportin e Rinasit, Gjykata Administrative pezullon procedurën për tenderin e sigurisë. Gjykata ka vendosur pezullimin e procedurës, megjithëse pritej që brenda verës të ndryshonte menaxhimi i sigurisë në aeroport.
Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohe që autoritetet shqiptare nuk ia kanë rinovuar atë. E informuar për këtë heshtje shoqëria koncensionare e aeroportit “Nënë Tereza” ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie. Gara u hap pas ndërprerjes së kontratës me ICTS, ndërsa vazhdojnë përplasjet në gjykatë TIA-ICTS.