osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grabitja e klubit “Partizani”, ja si Berisha eliminoi zyrtarët që nuk firmosën për pronat e dhëndrit

Grabitja e klubit “Partizani”, ja si Berisha eliminoi zyrtarët që nuk firmosën për pronat e dhëndrit

Gazeta “SOT” është e vendosur për të denoncuar çdo aferë korruptive dhe kriminale të konsumuara nga qeveritë “Berisha” dhe “Rama”.

Gjatë ditëve të fundit në disa numra specialë, gazeta ka zbuluar fakte dhe detaje të padëgjuara më parë, se si ish-kryeministri Sali Berisha përlau kompleksin sportiv “Partizani”, në shkelje të ligjit, vetëm e vetëm që atë truall ta merret dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë në numrin e ditës së sotme, gazeta do të tregojë të tjera prova, ndonëse duhet theksuar se privatizimi i Kompleksit sportiv “Partizani” nuk ka qenë një operacion i shpejtë dhe i lehtë siç kishte planifikuar familja Berisha. Kjo pasi për ta realizuar atë megaaferë, ish-kryeministri u mor në të gjithë mandatin e tij të qeverisë së parë që filloi në shtatori 2005.

Katër vjet, gjatë të cilave, ai përdori të gjitha levat e pushtetit të tij të pakufishëm, duke i vënë në dispozicion të dhëndrit të tij Jamarber Malltezi, i cili do të ishte një nga përfituesit kryesorë të privatizimit gjigant.

3 ish-ministra të mbrojtjes (Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami), e gjithë ministria e ekonomisë e udhëhequr nga ish-ministri Genc Ruli, ish-ministri i Financave Ridvan Bode, drejtoria e përgjithshme e Hipotekës, drejtorët lokalë dhe të përgjithshëm të Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, i gjithë këshilli i ministrave për të votuar të paktën tre VKM dhe nje akt normativ, disa gjeneralë dhe oficerë të lartë të forcave të armatosura dhe dhjetëra zyrtarë publikë, militantë partie, të cilëve Berisha u kishte deleguar postet kryesore të administratës së tij morën pjesë në krim.

Për të përfunduar procedurat, Sali Berisha jo vetëm që u përfshi personalisht duke nënshkruar disa dokumente, por gjithashtu përfshiu në një inspektim skandaloz zyrën anti-korrupsion të kryeministrisë të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi, i cili sot shfaqet përkrah tij dhe si figura më e re dhe më pastër e “Foltores”.

Lakmia e qeverisë “Berisha” për të zaptuar pronat

E mësuar me lakimin e procedurave dhe ligjeve sipas interesave të saj, në tetor 2005 qeveria Berisha e sapo emëruar, nxitoi të fillojë procedurën e privatizimit të Kompleksit Partizani, por veprimi i parë ka qenë në kundërshtim me ligjin. Siç thuhet në këtë dokument, që nga 31 tetori 2005 me shkresën nr 280/1 ish-ministri i ekonomisë Genc Ruli propozon privatizimin e Kompleksit Partizani dhe Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu me shkresën nr 9549, datë 14.11. 2005, pranon propozimin edhe nëse Kompleksi Partizani në atë moment ishte akoma pjesë e të ashtuquajturit ”plani i përhapjes”.

Plani i përhapjes është lista e pasurive dhe pronave ushtarake që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, me miratimin e presidentit të republikës, ende konsiderojnë asete strategjike dhe privatizimi i të cilave është i ndaluar absolutisht. Fatmir Mediu, për të kënaqur Sali Berishën bën sikur nuk e di, dhe si ai edhe shume zyrtarë të tjerë të ministrisë së ekonomisë që insistojnë me procedurat për një privatizim që është ende i ndaluar ligjërisht.

Në atë moment presidenti i republikës, i cili ka të drejtën ekskluzive të autorizojë çdo modifikim të “Planit të përhapjes” për të përjashtuar Kompleksin Partizani, është Alfred Moisiu i cili me sa duket nuk bie dakord të nënshkruajë. Është pikërisht për shkak të këtij bllokimi që procedura fillon të ngadalësohet dhe familja Berisha detyrohet të presë për gati dy vjet deri në ardhjen e presidentit të ri të Republikës, Bamir Topi, i cili me shkresë nr 638/2 dhe nr 638 / 4 më 29.08.2007 heq Kompleksin Partizani nga “Plani i përhapjes” duke rihapur kështu rrugën për privatizim. /Rigels Seliman