Media kosovare publikon emrat e autorëve të dyshuar të grabitijes së ndodhur në Suharekë të Kosovës.
Ata janë Dukagjin Gashi, I cili sot gjatë operacionit për arrestimin e tij qëlloi drejt policisë duke mbetur i vrarë. Kreshnik Gashi vëllai i Dukagjinit i cili është arratisur
Të arrestuar dhe ndaluar për 48 orë janë: Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku (pronar i argjendarisë ‘Baraku’ në Prishtinë, informon gazeta Sinjal.
Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.
Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.
Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor, informoi sot policia.