Seria A e futbollit është në javën e 26-të. Kjo e shtunë nisi me fitoren 2-3 të Empolit në udhëtim me Sassuolon. Në fushë Ardian Ismajli ka dalë i fituar, ndërsa Nedim Bajrami luajti pjesën e dytë dhe asistoi te vendasit.
Te Empoli trajneri Davide Nicola nuk preferoi Etrit Berishën dhe Stiven Shpendin, duke i lënë në stol. Edhe Alessio Dionisi i Sassuolos la në stol Marash Kumbullën, me mbrojtësin që ende nuk po merr minuta në ekipin e ri, aty ku u huazua nga Roma deri në qershorin e këtij viti.
Golat e Empolit u shënuan nga Luperto 11′, Niang 64′ (p) dhe Bastoni 90+4′. Ndërkohë që Sassuolo shënoi me Pinamontin 54′ (p) dhe Ferrarin në të 77 minutë me asistin e Bajramit.
Serie A, raundi 26:
E shtunë
15:00 Sassuolo 2-3 Empoli
18:00 Salernitana – Monza
20:45 Genoa – Udinese