Legia e Varshavës fitoi 3-2 kundër Aston Villës në kryeqytetin polak, me sfidën që vlente për raundin e parë të Conference League në grupin E. Për vendasit ka shënuar dopietë edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, duke mos zhgënjyer pritshmëritë e stafit teknik.
22-vjeçari pasi bëri 45 metër sprint, ia doli të jetë i vetëm përballë portierit mik dhe shënoi pas një pasimi të Uszolek për golin që e dërgoi rezultatin 2-1 në minutën e 26-të.
VIDEO/ Ernest Muçi mposht i vetëm me dopietë Aston Villën, Ballkanin e ‘rrëzon’ një supergol në Conference League (Rezultatet)
LEXO EDHE:
VIDEO/ Ernest Muçi mposht i vetëm me dopietë Aston Villën, Ballkanin e ‘rrëzon’ një supergol në Conference League (Rezultatet)
Më herët për Legian shënoi Uszolek dhe barazoi përkohësisht Duran. Pas golit të parë në minutën e 26-të, shqiptari ka ndëshkuar sërish Emiliano Martinez në minutën e 51-të. Pas pasimit të Gual, Muçi ka befasuar mbrojtësit dhe me një të majtë ka bërë që portieri kampion bote argjentinas mos ndalë gjuajtje e tij.
Muçi dërgon në tre numrin e golave në kompeticionet evropiane këtë sezon, teksa shqiptari ka shënuar edhe tre herë të tjera në kampionat. Pas golave të sotëm, të gjithë tifozët e Legias në Varshavë kanë brohoritur emrin e tij. Forma e mirë e djaloshit ka bërë që trajneri Sylvinho ta ftojë në Kombëtare, por pa i besuar minuta.
Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të, pasi kishte dhënë gjithçka dhe dopieta e tij ishte vendimtar në këtë fitore. Muçi për këtë paraqitje u vlerësua si lojtari i ndeshjes nga SofaScore me notën 8.5. Ai kishte 17 pasime kyçe dhe dy duele të fituara. Edhe UEFA vlerësoi sulmuesin e Kombëtares.
Nën sytë e Sylvinhos, sulmuesi i Kombëtares i dha tri pikë të tijve. Prezent në stadium ishte edhe trajneri i kuqezinjve me ndihmësit e tij, duke i sjellë fat 22-vjeçarit.
n