Interi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 4-3 në një ndeshje që ka qenë e mbushur plotë emocion dhe përmbysje nga të dy klubet, por në fund ata që buzëqeshën ishin vendasit.
Takimi nisi mjaft vrullshëm, me Fiorentinën që kalon në avantazh që në minutën e tretë.
Në fundin e pjesës së parë Interi barazon shifrat me anë të Lautaro Martinez. Në pjesën e dytë ishin rezervuar plot 5 gola.
Interi shënon në minutën e 52 për 2-1, ndërsa Fiorentina barazon në minutën e 57-ë duke barazuar shifrat, ndërsa në minutën e 62 shënon golin e tretë.
Zikaltërit do të tentonin shumë për të barazuar dhe mundi do të shpërblehej në minutën e 88-ë. Futbollistët e Contes do të shënon edhe golin e fitores vetëm një minutë më pas me Dambrosion, duke fituar një takim që mund edhe të dilnin pa pikë.
Ndeshja tjetër e ziklatërve është kundër Beneventos më datë 30 shtator.
Real Madrid ka marrë fitoren e parë në La Liga për këtë sezon, duke mposhtur me rezultatin 2-3 Real Betis.
Pjesa e parë e takimit u mbyll m e shifrat 2-1 për vendasin, ndërsa në pjesën e dytë Reali barazoi fillimisht me anë të autogolit të Emerson, dhe më pas në minutën e 80 Ramos me penallti.
Ishte VAR që do të akordonte penalltinë, pas topit të prekur me dorë nga Marc Bartra.
Pas dy ndeshjesh Reali ndodhet në kuotën e katër pikëve.