osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Goditja që do e çonte LSI-në drejt “shkrirjes”, Monika në udhëkryq

Goditja që do e çonte LSI-në drejt “shkrirjes”, Monika në udhëkryq

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po shkon e gjymtuar në zgjedhjet vendore të 2019. Të gjitha palët po i shohin me interes këto zgjedhje dhe po bëjnë çdo manovër të mundshme për të dalë sa më të fituara. Por edhe pse të gjitha palët kanë nisur lëvizjet e para, Lëvizja Socialiste për Integrim po rrezikon të dëmtohet më shumë nga këto zgjedhje.

Largimi i deputetit Robert Bitri apo largimi i 56 këshilltarëve bashkiak si dhe rebelimi i disa deputetëve ndaj Kryemadhit, pritet që të shkaktojnë një eksod largimesh edhe tek krerët e degëve. Kjo për faktin se gazeta “Sot” ka bërë një sërë kërkimesh në 14 bashki të vendit dhe ka rezultuar se këshilltarë bashkiak, militantë, drejtorë apo dhe punonjës të administratës të LSI, janë larguar nga kjo forcë dhe janë bashkuar me Partinë Socialiste.

Sipas informacioneve të siguruara, ata janë të pakënaqur me mënyrën sesi Kryemadhi po e drejton partinë si dhe për shkak të aleancës të LSI me Partinë Demokratike. Aleancë që ka irrituar më së shumti militantët e LSI dhe që ka bërë që këta të fundit të largohen drejt PS.

Por sipas informacioneve në kuadër të këtyre largimeve, vetë baza socialiste ka nisur rekrutimet me qëllim që të afrojë sa më shumë militantë të LSI pranë saj, përpara zgjedhjeve vendore të 2019. Madje, socialistët në kuadër të këtyre rekrutimeve që po bëjnë dhe duke parë problemet me të cilat po përballet partia e Monika Kryemadhit si në bazë ashtu dhe strukturën drejtuese, po synojnë që t’i shkëpusin kësaj force edhe krerët e degëve. Lëvizje që nëse finalizohet nga ana e socialistëve do t’i shkaktonte Lëvizjes Socialiste për Integrim goditjen fatale. Goditje që do e çonte LSI-në drejt “shkrirjes”.

Kriza në LSI

Baza nuk po kënaqet me mënyrën se si po qeveris Monika Kryemadhi. Aleanca me Bashën, por dhe agresiviteti i kryetares ka bërë që në shumë mbledhje degës javët e fundit të ketë përplasje dhe mosmarrëveshje.

Po ashtu mësohet se në dy qytete në zonën jugore të vendit kryetarët e bashkive po ashtu kanë nisur rebelimin dhe nuk përjashtohet mundësia që të kalojnë me PS. Por Kryemadhi ka filluar ta nuhasë një gjë të tillë pasi mësohet se ka nisur përgatitjet për të nisur reformimin e të gjitha degëve të LSI në vend, nga frika se kryetarët aktualë mund të bëjnë lojë të dyfishtë.

Por një burim pranë LSI, i tha gazetës se krerët e saj i druhen këtij reformimi. Kjo pasi ata krerë degësh që mund të shkarkohen pritet të shkojnë te PS dhe të marrin me vete dhe shumë anëtarë. E njëjta gjë ndodhi me PD. Shumë krerë degësh që Basha shkarkoi një vit më parë shkuan me PS apo LSI. Një ndër këta shembuj është ai i Lefter Maliqit në Berat, i cili nga PD shkoi me PS.

Ndërkohë vetë kryeministri Edi Ramën ka porositur degët që të bëjnë për vete sa më shumë militantë të LSI dhe pritet që shumë shpejt shumë krerë degësh, kryebashkiakë, por dhe deputetë të kalojnë në kampin socialist.