Mjeku dermatolog i spitalit të Lezhës Zef Doda është goditur nga i afërmi i një pacienti, ndërsa ka marrë dhe dëmtime të shumta në trup.
Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare ndaj pritet që të dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Doda ka fraktura në kokë dhe si pasojë e goditjeve ka të thyer dhe nofullën.