osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Glover i mbyll derën Sali Berishës dhe deklaron se do të takojë vetëm faktorët konkurrues në zgjedhjet e 14 majit, nga Nard Ndoka te Edi Rama, ja lista

Glover i mbyll derën Sali Berishës dhe deklaron se do të takojë vetëm faktorët konkurrues në zgjedhjet e 14 majit, nga Nard Ndoka te Edi Rama, ja lista

Pavarësisht tentativave dëshpëruese të ish-kryeministrit Sali Berisha për të qetësuar marrëdhëniet me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover, më të cilët ka pasur përplase të forta në të shkuarën, kjo e fundit i ka mbyllur atij derën e bashkëpunimit.

Zonja Glover zhvilloi dje konferencën e parë për mediat, pas mbërritjes në Shqipëri dhe takimeve të para që zhvilloi. Ajo theksoi se në Tiranë do të jetë një ekip bazë, prej 13 ekspertësh nga shtetet e OSBE, përfshijnë ekspert ligjor, ekspert për zgjedhjet, ekspert politik si edhe dy nga media, një për pakicat kombëtar dhe një koordinator për vëzhguesit afatgjatë. Do ketë po ashtu ekspertë për burimet njerëzore, ndërkohë që në total sipas saj, një ekip prej më shumë se 300 vëzhguesish të huaj do të mbikëqyrin zgjedhjet e 14 Majit, para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.

Ndërkohë ajo u pyet për mundësinë e takimit me Sali Berishën edhe pse ky i fundit është shpallur “non-grata”. Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor. “Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”, u përgjigj Glover. Por në fakt zyrtarisht Sali Berisha nuk është zyrtarisht pjesë e këtij procesi zgjedhor. Emri i tij nuk figuron në asnjë dokument zyrtar.

Çdo gjë që ka lidhje me të në këto zgjedhje është e përfaqësuar nga firma dhe simbolet e partitë së Ilir Metës. Dhe deklarata e zonjës Glover është një mesazh i qartë se nuk e njeh Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, ndërkohë që tregon se ajo do të takojë vetëm faktorët konkurrues në zgjedhjet e 14 majit, duke filluar nga Nard Ndoka te Edi Rama, Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Enkelejd Alibeaj, etj.

Pra të gjitha paritet që janë regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 1996 që u mbyllën me fitoren e PD, të cilat shefja e OSBE-ODIHR i cilësoi si ndër më negativet, Berisha asokohe president, e shpalli këtë të fundit “non-grata” duke lëshuar akuza të rënda drejt saj.

Prezenca e OSBE/ODHIR

Më tej shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR theksoi se komuniteti ndërkombëtar është këtu për parë se sa Shqipëria i qëndron angazhimeve ndërkombëtare. “Të gjitha vendet anëtare të OSBE janë shprehur për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me këto standarde. Ne do të lëmë faktet që të flasin për të vërtetën.

Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre elementeve: punës së administratës zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të mëparshme, frymës së fushatës, pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e minoriteteve dhe aksesit të PAK në proces. Më kujdes do të shikojmë mënyrën se si janë financuar fushatat zgjedhore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me zgjedhjet. Implementimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ligji vet.

Dhe për zbatim kërkohet vullnet”, u shpreh ajo. Po ashtu, Glover theksoi se në raportin përfundimtar që do të përgatitet nga grupi që ajo drejton do të ketë gjetje dhe rekomandime që do ta ndihmojnë Shqipërinë do ecë përpara dhe të bëjë procese zgjedhore në përputhje me të gjitha standardet zgjedhore në të ardhmen. “Ne do të nxjerrim një raport të ndërmjetëm para zgjedhjeve dhe do të ketë një deklaratë ditën pas zgjedhjeve. Në deklaratë do të kemi gjetjet paraprake.

Raporti final do të publikohet rreth 8 jave pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe do të përfshijë edhe rekomandimet për zgjedhjet e mëpasshme. Në këto rekomandime do të parashikohen mënyrat se si ODIHR kërkon të ndihmojë Shqipërinë në këtë proces. Ne jemi të interesuar të shohim nëse procesi është në përputhje me OSBE-në Të gjithë të kemi besim te procesi zgjedhor.

Që procesi të ketë integritet zgjedhësit do të mund të bëjnë zgjedhje reale të mirëinfomuar mes kandidatëve të ndryshëm. Kandidatët duhet të luajnë në kushte të barabarta dhe votuesit duhet të kenë të drejtën universale për të votuar. Zgjedhësit duhet të kenë mundësinë të votojnë të lirë, të fshehtë, të sigurt dhe vota të numërohet korrekt”, nënvizoi Glover.