Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste.
Rehovica thotë për mediat se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin. Gjithashtu ai thotë se vendimi ishte i vështirë pasi e kanë ngritur me sforco këta parti që sot sipas tij është kthyer vetën në një klub ë Tiranë që mbush televizion me sharje.
“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt.
Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, tha Gledion Rehovica.
Rehovica shprehet se eksperimenti LSI ka mbaruar dhe se vendi ka nevojë për progres dhe të eci para dhe për këtë sipas tij e bën vetëm PS-ja.
“Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Rimën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rahovica.
Më herët nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Këto rrjedhje ndodhin vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit duke dëmtuar rëndë LSI-në dhe kalkulimet e saj elektorale. /Shqiptarja.com