Me lot në sy, e moshuara rrëfen momentin kur “nipi” i saj, Sajmiri, e ka dhunuar dhe përdhunuar.
“Më zhveshi lakuriq, më zhveshi pantallonat. Unë e shtyja, ai më goditi, më vriste. Më dërmoi. Unë e shtyja, ai më dërmonte me grusht në surrat.
Më kapi. Më dërmoi. Më kapte gjoksin dhe unë e shtyja. Nuk kam fuqi unë. Më torturoi shumë. Më qëlloi shumë te koka”, tha ajo duke qarë nga spitali.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 janar në Divjakë. 36-vjeçari Meçani e ka torturuar dhe abuzuar seksualisht me gjyshen.
Ka qenë djali i të moshuarës ai që e ka gjetur nënën në gjendje të rëndë dhe ka lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka bërë të mundur ndalimin e të riut.
Ai nuk është nipi biologjik i të moshuarës, pasi Sajmiri ishte djali i gruas së Ismetit me një tjetër burrë.
Rreth Ngjarjes
Më 30 janar të këtij viti një skandal i madh ka ndodhur në Divjakë. Një 36-vjeçar, Sajmir Meçani, ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me gjyshen e tij 89-vjeçare.
Ai e ka torturuar të moshuarën, ndërsa ishte djali i saj Ismeti që e gjeti atë të zhveshur dhe me shenja në fytyrë. Ai menjëherë njoftoi policinë, e cila arriti që të bënte të mundur ndalimin e Sajmirit.
Ky i fundit nuk ishte nipi biologjik i të moshuarës, pasi Sajmiri ishte djali i gruas së Ismetit me një tjetër burrë.
Djali i të moshuarës, Ismet Meçani, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku shprehet se e ka gjetur Sajmirin të zhveshur dhe nënën me shenja në fytyrë.
“Nëna tani është më mirë, por shenjat në fytyrë i ka akoma. Isha bashkë me çunin tim kur erdhëm në shtëpi dhe gjetëm këto gjëra. Gjetëm Sajmirin në dhomë me plakën”, shprehet ai.
“Kape mbesën, e tani gjyshen”/ Djali i të moshuarës
Rrëfimi i plotë i Ismet Meçanit:
Është më mirë, por shenjat në fytyrë i ka akoma. Mora çunin që erdhi nga Greqia, dhe kur vij në shtëpi gjetëm këto gjëra. Gjetëm Sajmirn në shtëpi dhe plakën.
Djali që erdhi nga Greqia i gjeti i pari e më pas unë. E pyetëm atë se ça ka plaka nga hunda, e tha qenka vrarë. Iu afrova plakës për ta parë nga afër.
E kapa nga shpatullat, ai ishte i zhveshur. Pyeta plakën se kush të ka bërë kështu, e ajo tha Sajmiri. Kush të ka zhveshur e pyeta, e më tha ai.
Pashë bebelinat te dera, i pështyva në fytyrë. Kape mbesën dhe erdhe edhe te gjyshja, i thashë Sajmirit. Mbesën e ka përdhunuar, nuk e mbaj mend vitin. E kanë dënuar andej në Greqi, ka bërë burg dhe e kanë falur më pas.
Nuk na shkonte mendja se do t’i bënte një gjë të tillë edhe gjyshes, se femër tjetër nuk kishte. Sajmiri nuk foli fare, unë e pështyva dhe çuni e gjuajti. Ai nuk bëri shamatë. Plaka thotë se Sajmiri e ka përdhunuar.
Nuk e di kush i ka thënë për të bërë një gjë të tillë. Ai pinte shumë, ka shpenzuar shumë para. Tani të bëjë shteti çfarë të dojë, ta dënojë apo ta varë.