osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqtari Thanza/ Ushtarë Nishani mbron poshtërsitë me fyerje: Sulmon gazetarin, e të heq mallin e Saliut të I-rë

Gjyqtari Thanza/ Ushtarë Nishani mbron poshtërsitë me fyerje: Sulmon gazetarin, e të heq mallin e Saliut të I-rë

Kapter Nishani është presidenti më i turpshëm që ka patur Shqipëria, si nga niveli intelektual, por edhe ai mendor dhe psiqik, që në pesë vjet ishte një buratin me kurdisje, ku çelsat i kishte në dorë Saliu i I-rë. Nuk është e drejtë që Shqipëria të katandisej deri aty, sa të kishte për President një ish oficer të shkallës më të ulët, i shquar vetëm një herë, në mbrojtjen me armë në shkollën e Bashkuar të përmendores së Enver Hoxhës.

Se çfarë ka bërë ky handikapat i pavetëdijshëm me drejtësinë dihet,  por ka guxim si gjithë budallenjtë e akuzon shtetin, a thua se ai ishte roja dhe sulmon gazetarët, që shkruajnë për dëmet deri në krim, që ka kryer ai, me urdhër të Sali Berishës

Presidenti i turpit, reagon me anë të një statusi të gjatë në faqen e tij në Facebook, ndaj një artikulli të gazetës Tema duke përdorur fjalë fyese dhe zhargone rrugësh, por nuk i vihet faj, sepse me gjysëm vetëdije nuk mbahen mend të gjitha, por vetëm ato që ke mësuar nga shefat që të vinin tu fshije këpucët.

Sipas ish ushtarë presidentit, Mero Baze  ka shpifur sërish, këtë herë për gjoja emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza dhe kjo e ka nervozuar trimin të përgjigjet.

 Ja reagimi i plotë i ushtar Nishanit
Mero “çorapja” siç njihet në ambientet e biznesit paska lëshuar shpifjen dhe intrigën e ulët të radhës.

Më akuzon për dekretimin e gjyqtarit Admir Thanza në vitin 2013, duke shpifur se paskam ditur dënimin e tij në Itali dhe ja kam përdorur atë dosje për ta shantazhuar !!!!

Më duhet të them që në krye të herës se akti i fshehjes së atij dënimi nga gjyqtari Thanza është i turpshëm, përveçse kriminal dhe natyrisht na bën që të mos ndihemi mirë që të gjithë.

Ai akt tregon se sa të dobëta janë ende agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri që nuk mundin ta zbulojnë një akt të tillë për një kohë të gjatë.

Por korelacioni i aktit të gjyqtarit në fshehjen e dënimit me dekretin e Presidentit është po aq malinj sa dhe vete morali i qëllimit të shpifësit dhe intriguesit.

Së pari Dekreti i Presidentit nuk është vendimmarrës por propozues.

Propozimi për gjyqtarin Thanza në vitin 2013 u bë nga lista e aplikantëve dhe u mor gjyqtari që ishte anëtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës (gjykata më e lartë e vendit), i dekretuar edhe më parë nga presidentë dhe i votuar për në Gjykatën Kushtetuese, më parë nga të gjitha partitë në Parlament.

Një gjyqtar, ku, konfirmimi zyrtar i ardhur në Institucionin e Presidentit nga të gjitha agjencitë ligjzbatuese pa përjashtim ishte pozitiv dhe mbështetës.

Ku mund të kishte garanci më të madhe se sa tek një gjyqtar nga Gjykata Kushtetuese e vendit i konfirmuar dhe më parë nga Parlamenti?

Pa dyshim që ky nuk është shqetësimi i shpifësit ordiner por malinjiteti i intrigës së tij dhe Korofillakut që i luan telat që e lëvizin.

Kjo përpjekje mjerane nuk e fsheh dhe as e harron dot modelin e mbushjes së Parlamentit Shqiptar, administratës publike dhe bashkive të vendit me vrasës, përdhunues, narkotrafikantë dhe hajdutë.

Nuk e harron dot modelin e Ministrit të Brendshëm që ndihmon dhe bashkëpunon me narkotrafikantët apo të ministrit tjetër të radhës, vëllai i të cilit jo thjesht një narkotrafikant ndërkombëtar i dënuar por dhe “dispeçer” i botës së trafikut në vend.

Nuk e mbulon dot modelin e Kryeministrit që solli në Parlament (për herë të parë në historinë e pluralizmit), vrasës e trafikantë, ku dhe pas denoncimit të tyre, vijon të bashkëpunoj e tu japë poste publike atyre.

Qëllimi mjeran i shpifësit ordiner është të kompleksoj dhe mbyllë gojën denoncuesve të krimit, korrupsionit, hajdutërisë, makutërisë së pushtetit dhe veglave mjerane të tij.

Se kush është Mero “çorapja”, nuk ka nevojë të shkosh shumë larg.

As në 1997, as në deklaratat e ish-ambasadorëve amerikan Ëithers e Arvizu e as në Golem apo Ksamil, etj., etj.

Por vetëm pak kohë më parë kur linçonte Harri Lenën për disa kallama të vendosura në guvat e shkëmbinjve mbi Vjosë dhe nga ana tjetër avokatonte pronarët e Hako-s duke i mbrojtur betonin që hidhnin mbi trojet historike të amfiteatrit të Butrintit.

“Ndiq paranë e pisët për të shkuar tek Mafia”, është Postulat historik i njerëzimit.

Unë jam shpresëplot se dhe në Shqipëri shpejt do implementohet ky postulat.

Ne e përzumë “me shkelma” Çorapen nga PD, kur sapo nisi të kërkonte favore miliardash financiare për banditët që ai i quante “biznesmenë”.

Tani e ka gjetur vendin dhe gjirizin ku mund të gjallojë dhe që në fak meriton. Si një aktor i intrigave të një SKENE që ka si protagonist : Korofillakun që po shet Jugun e Shqipërisë. /Ekskluzive.al