osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqtari Gani Dizdarit sot para Vetingut, si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite

Gjyqtari Gani Dizdarit sot para Vetingut, si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite

Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me vetingun-një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij dhe është kapërcyer nga vetëm dy të tjerë.

Seanca dëgjimore me Dizdarin është planifikuar të zhvillohet mesditën e sotme, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi.

Dizdari është diplomuar për Drejtësi në vitin 1972 dhe përgjatë katër dekadash ka ushtruar detyrën në të gjitha rolet e sistemit të drejtësisë, si prokuror, avokat dhe gjyqtar. Gjatë regjimit komunist, Dizdari ka punuar si prokuror në Tropojë dhe prokuror i Departamentit Gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1998, ai ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, ndërsa në vitet 1995-1999 ka ushtruar detyrën e zv.Prokurorit të Përgjithshëm.

Në vitet 1999-2006, Dizdari ka punuar si avokat dhe në vitin 2006 është rikthyer në sistemin e drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë. Prej prillit 2013, Dizdari kryen detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Gani Dizdari nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se në vitin 2006-kur është rikthyer në sistemin e drejtësisë, Dizdari zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 7.8 milionë lekë. Në deklaratën “Para fillimit të detyrës”, Dizdari ka deklaruar se zotëronte dy apartamente banimi-njëra prej të cilave e përfituar nga privatizimet si dhe kursime në cash në vlerën e 4.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Dizdari është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 32. 6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e subjektit ndahet në 18.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 6.8 milionë lekë kursime të akumuluara në cash, rreth 6.5 milionë lekë likujditete në bankë dhe automjete në vlerën e 764 341 lekëve.

Të ardhurat familjare për vitet 2006-2017 kapin në total vlerën e 29.5 milionë lekëve. Rreth 80 për qind e të ardhurave përbëhen nga pagat dhe shpërblimet nga funksioni, 11.7 për qind nga të ardhurat e vajzës si notere dhe mbi 7 për qind e të ardhurave totale përbëhen nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit nga ana e subjektit dhe asnjëra prej tyre nuk rezultoi me diferenca negative.

Megjithatë, si në shumë raste gjyqtarësh dhe prokurorësh, BIRN ka identifikuar edhe në rastin e zotit Dizdari një sërë “flamujsh të kuq”-duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare të sistemit të kontrollit të pasurisë.

Në deklaratën e vitit 2006, zoti Dizdari raporton se zotëronte 4.6 milionë lekë cash, me burim kursimet shumëvjeçare nga puna si prokuror dhe avokat. Këto kursime kanë shërbyer si burim për investimet e tij në vitet e mëpasme. Gjithashtu për vitin 2009, Dizdari dhe vajza e tij deklarojnë dhurata në vlerën 15 300 euro nga dasma e kësaj të fundit, ndërkohë që nuk deklarohet asnjë shpenzim për dasmën.

Sërish në vitin 2009, vajza e gjyqtarit deklaron si person i lidhur me të blerjen e një apartamenti për 94 mijë euro. Ky apartament është shlyer në vitet 2009-2010 përmes dy huave të marra te kushëriri me vlerë totale rreth 60 mijë euro dhe asnjë këst të shlyer deri në fund të vitit 2017.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar është akumulimi i rreth 6.8 milionë lekëve kursime në cash në fund të vitit 2017, pavarësisht transaksioneve me pronat të kryera nga Dizdari dhe vajza e tij.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik./Sot