Gjyqtarët në Shqipëri bëjnë skandale, kanq arritur të japing penallti të paqena dhe të mos japin penallti që janë sade. Në botë rrallë ndodhin skandale të tilla. Kështu, një penallti absurde në ndeshjen mes Spartak dhe Radniçki ka sjellë arrestimin e një gjyqtari të elitës së futbollit në Serbi. Nëse në Shqipëri gjëra të tilla kalojnë edhe me përkëdhelje nga FSHF, në Serbi kanë reaguar si Federata që ka bërë gati përjashtimin e tij, ashtu edhe shteti, që e akuzon për gjykim të qëllimtë të gabuar.
Kështu, arbitri Srdjan Obradoviç dha një penallti absurde për prekje topi me dorë në favor të ekipit të Spartak, duke e ndihmuar të merrte fitoren 2-0 që i siguroi vendin në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm. Pas akuzave për gjykim të njëanshëm dhe pasi pamjet filmike treguan gabimin e rëndë, i cili çuditi edhe futbollistët e Spartak, policia e Beogradit ka shoqëruar në komisariat gjyqtarin. Ai është marrë në pyetje nga policia për të zbuluar prapaskenat e këtij vendimi, pasi të gjithë janë të sigurt se nuk mund të jetë thjesht gabim njerëzor.