osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqtarët i zë tmerri nga dosja “Hajdari”?! Pse asnjë nuk pranon të marrë në dorë rastin e Izet Haxhisë?!

Gjyqtarët i zë tmerri nga dosja “Hajdari”?! Pse asnjë nuk pranon të marrë në dorë rastin e Izet Haxhisë?!

Rihapja e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit ka futur në panik sistemin e drejtësisë në vend. Kjo cilësohet si vrasja e shekullit dhe ka akuza se të përfshirë kanë qenë zyrtarë të lartë politikanë të asaj kohe. Për këtë arsye Gjykata e Apelit në Tiranë është mbërthyer nga frika, pasi asnjë gjyqtar nuk do që të jetë pesë e trupës gjyqësore.

Pak ditë më parë u zgjodh relator Shkëlqim Mustafa. Por ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo çështje, me argumentin se ka qenë pjesë e trupave gjyqësore bashkë me Fatmira Hajdarin, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit. Gazeta Sot, u interesua dje pranë gjykatës dhe po ashtu kontaktoi me avokatin e Izet Haxhisë dhe rezulton se kjo çështje ka mbetur pa gjyqtarë dhe nuk ka asnjë datë se kur do të nisë shqyrtimi. Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia përmes avokatit të tij Bashkim Nikolla arritën të dilnin fitimtarë në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila pranoi rishqyrtimin.

Pak ditë më pas Nikolla e ankimoi çështjen në Gjykatën e Apelit dhe aty kërkoi pafajësi për Izet Haxhinë, pasi ky i fundit është i dënuar me 25 vite burg. Ankimimi është bërë që në datën 5 korrik dhe sot nuk ka një datë se kur do nisë procesi gjyqësor dhe po ashtu nuk është përzgjedhur trupa gjyqësore. Gazeta ka mësuar se kjo çështje i ka futur në panik të gjithë. Izet Haxhia ka kërkuar dëshminë e 43 personave, mes të cilëve emra të njohur si Sali Berisha, Fatos Nano, Fatos Klosi, etj. Haxhia pretendon se është Sali Berisha ai që fshihet pas vrasjes së Hajdarit. Kur të fillojë shqyrtimi gjyqësor kjo do jetë një ndër çështjet më të ndjekura, pasi për të parën herë krerë të politikës kërkohet të thirren për të dëshmuar.

Strategjia e gjyqtarëve

Presioni politik mbi gjyqtarët që do shqyrtojnë këtë rast do të jetë shumë i madh dhe nga aty mund të varet dhe karriera e tyre. Teksa vetingu po avancon, të gjithë janë të shqetësuar dhe po ndjekin një strategji për të shmangur rastin e Izet Haxhisë. Ajo që po nxjerrin si pretekst gjyqtarët është bashkëshortja e Hajdarit, Fatmira Hajdari. Zonja Hajdari momentalisht është vetë gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Relatori i çështjes kur u tërhoq tha se ka qenë pjesë e gjykimeve me të.

Por gazeta ka mësuar se të gjithë gjyqtarët kanë qenë pjesë e trupave gjyqësore me zonjën Hajdari vitet e fundit. Kjo do të thotë se edhe nëse i zgjedh shorti, të gjithë pritet të dorëhiqen me argumentin se janë në konflikt interesi, pasi kanë njohje me bashkëshorten e viktimës. Pra duket se të gjithë kanë filluar të shqetësohen dhe sinjalet janë se askush nuk e do këtë doje, e cila sipas sinjaleve do të trondisë drejtësinë e politikën.

Flet avokati

Gazeta pyeti Bashkim Nikollën, avokatin e Izet Haxhisë, se çfarë po ndodh me çështjen. Ai deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga gjykata. “Topi tani është në portën e atyre. Ata duket se janë të shqetësuar tani para pushimeve. Ne kërkojmë që të vërtetohen akuzat ndaj Izet Haxhisë, ata që akuzojnë përmes televizioneve të vijnë në gjykatë dhe të vërtetojnë akuzat. Këtë kërkojmë”, deklaroi avokati. Në ankimimin e depozituar në Apel, Haxhia ka kërkuar dëshminë e 43 peronave dhe po ashtu ka kërkuar vendim nga gjykata për marrjen e një sërë provave.

Mes të gjitha provave të munguara në dosje që Izet Haxhia kërkon t’i paraqesë para trupit gjykues mund të përmendim: bllokun e shënimeve të Albert Dervishit, ditarin e Perikli Tetës, tabulatet telefonike të personave që paraqesin interes për çështjen, kronikën e Artan Hoxhës apo edhe bisedën e regjistruar me diktofon nga Ylli Rakipi.