I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Tafani thotë se përpjekja e Berishës për heqjen e non gratës nga Britani do dështojë. Ai u ndal edhe në argumentet që po përdor mbrojtja e Berishës.
Analisti Tafani thotë se hetimet e SPAK dhe fakti që ka një akuzë të ngritur ndaj Berishës dhe familjarëve të tij, do ‘fundosin’ argumentet e mbrojtjes së Berishës.
“Argumentet që ka ngritur mbrojtja më duken pak të vështirë për të kthyer vendimin. Argumenti i parë ishte që akuzat janë të pabaza, nuk ekziston që është i përfshirë në korrupsione e përfitime për postin.
Argumenti i dytë është që kam nja 10 vite që nuk jam kryeministër, nuk jam personi që mund të shfaq rrezikshmëri. Argumenti i 3 është që kryeministri Rama është ai që është në pushtet dhe për atë është përfolur, pse nuk është marrë masë, por për mua është marrë.
E shohim që tek argumenti i parë, që mbrojtja mund të jetë që ndaj jush ka një akuzë dhe jeni në hetim. Ata mund të thonë që i kam pas këto informacione më para, dhe e kam ditur që ky person ka qenë i përfshirë dhe fakti ekziston që është përfshirë se ka një kauzë penale të ngritur ndaj tij dhe familjarëve të tij, duke thënë abuzimi me postin dhe përfitimi i familjarëve nga posti”, tha Tafani.