osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqi ndaj Belerit përballë një Greqi “moniste” dhe një Shqipëri “pluraliste”

Gjyqi ndaj Belerit përballë një Greqi “moniste” dhe një Shqipëri “pluraliste”

Mero Baze

Kam qenë kundër arrestimit të Belerit para zgjedhjeve dhe e kam bërë publik qëndrimin tim, pse nuk duhej arrestuar para zgjedhjeve, por duhet të vazhdonte hetimi duke dokumentuar blerjen e votave.

Arrestimi shkaktoi një stuhi politike mes dy vendeve dhe mbi të gjitha mobilizoi gjithë nëntokën e politikës greke të dërgonte votues dhe të intimidonte votues të lëkundur në Himarë duke I mundësuar atij shpalljen fitues I zgjedhjeve.

E di që është problem të mbrosh një emër si Beleri nga arrestimi në flagrancë, për shkak se për shqiptarët e zakonshëm ai është I identifikuar me një vrasje fashiste të dy ushtarakëve shqiptarë më 1994 dhe me një gjyq të mbyllur në mënyrë të dyshimtë nga shteti grek në vitin 1999, për konspiracion dhe sulm të armatosur ndaj Shqipërisë.

https://www.gazetatema.net/editorial/prokuroria-ka-hyre-himare-si-nje-elefant-ne-dyqan-qelqurinash-i389866

Por qetësia duhet të na bëj të përmbahemi dhe të vlerësojmë më shumë standardet që ofron vendi ynë për një kandidat të pakicës greke, se sa standardin që Greqia dhe pakica greke na paraqet si përfaqësues të saj.

I pari është problem ynë, I dyti është problem i tyre.

Dhe në këtë pikë, sot që Gjykata ka dhënë vendimin për shpalljen e tij fajtorë, duhet të ndajmë dhe përgjegjësitë e secilit për mënyrën se si kemi vepruar gjatë këtij procesi.

Në Greqi politika zyrtare por dhe ajo opozitare u bën bllok në mbrojte të Belerit, duke unifikuar qëndrimet dhe duke injoruar faktet juridike. Dhe kjo jo në emër të demokracisë, por në emër të patriotizmit grek I cili është gjithmonë karburant I dobishëm për fushata elektorale në Greqi. Ata mbytën çdo zë të arsyeshëm që kërkonte logjikë dhe që ka këndvështrim tjetër për pakicën greke në Shqipëri.

Në Shqipëri shoqëria u nda dhe nuk ishte “uniformë” si në Greqi. Opozita me në krye Sali Berishën, I cili e kishte shpallur terrorist në vitin 1994, Belerin, dhe kishte dekoruar si dëshmorë të atdheut viktimat e supozuara nga sulmi I grupit të tij, udhëhoqi një fushatë pro Belerit bazuar siç e ka traditë në shumicën e rasteve mbi shpikje faktesh dhe shantazhe ndaj drejtësisë. Meqë ndodhi që të dy gjykoihen nga gjyqtare e njëjtë, Irena Gjoka, u bën dhe më shumë vëllezër ideali kundër drejtësisë.

Pra ndryshe nga Greqia në Shqipëri dominoi ndarje politike dhe jo patriotike. Edhe pse nuk kam dëshirë të lavdëroj Berishën, për imazhin e një vendi ballkanik, është lajm I rëndësishëm që për çështje me ndjeshmëri etnike nuk ka reshtim patriotik por politik. Është më civile të dëgjosh Berishën si “renegat grek” se sa të shijosh rreshtimin patriotik të shoqërisë greke, ku dhe taksisti të shpjegon me hollësi se si Edi Rama natën shkoi arrestoi Belerin. Sic e ka dëgjuar nga gjithë shtypi në një zë, në një kor nën një betim.

Në Greqi, shtypi, qoftë ai zyrtar dhe ai I pavarur ishin në bllok pro Belerit dhe kundër drejtësisë në Shqipëri. Disa bënin përpjekje të gjenin dhe fakte, por shumica I shpiknin. Rasti I gazetës “Ta Nea” I ditës së djeshme ishte më flagranti.

Gazeta sulmoi me fakte tërësisht të shpikura gjyqtaren Irena Gjoka.

Është e udhës ta themi se Irena Gjoka, nuk është ndaluar kurrë në kufirin grek, nuk I kanë marrë kurrë shenjat e gishtave, nuk është pezulluar kurrë nga sistemi “Shengen”, nuk është martuar dy herë, ka pas mbiemrin Meniku dhe tani ka mbiemrin e burrit të saj Gjoka. Gjatë vetingut, nuk është gjykuar asnjëherë për këtë gjë, i ka kaluar të dy shkallët pa asnjë problem dhe të vetmet debate kanë qenë lidhur me një masë disiplinore ndaj saj në vitin 1995.Familja e saj, kur Irena ka qenë e mitur, ka pas mbiemër tjetër, por ajo nuk është në vullnetin e saj.

Pra nuk ka asnjë fakt të vërtet në ato që shkruan gazeta ndaj gjyqtares. Është një rast tipik se si një gazetë e një vendi evropian, shpik gjithçka, në funksion të një shantazhi ndaj drejtësisë së një vendi tjetër.

Shtypi shqiptar së paku gjysma e tij vazhdojnë ti bëjnë gjyqin bazuar mbi gënjeshtra Irena Gjokës. Asnjë gazetar shqiptar pro Belerit nuk mori mundimin të verifikojë qoftë dhe një fakt ndaj Irena Gjokës. Morën shkrimin e gazetës greke dhe i bën gjyqin asaj.

Nga ana tjetër një agjenci zyrtare lajmesh në Athinë, ka shkarkuar nga detyra Panajot Barkën, gazetarin veteran te pakicës greke në Shqipëri, I cili për 29 vite ka shërbyer si korrespodent I tyre nga Shqipëria, vetëm siç thotë ai se nuk ka qenë në një gjatësi vale me ta rreth Çështjes Beleri.

Pra që ta përmbledhim në Shqipëri shtypi është I ndarë gjysmë për gjysmë pro dhe kundër Belerit, në Greqi është I gjithi uniform. Dhe kjo është një epërsi tjetër e panoramës së shtypit shqiptar edhe pse shumë vet I mallkojnë gazetarët shqiptar pro Belerit.

Po ashtu e sikletshme është dhe statistika e qëndrimit të Greqisë ndaj Reformës në Drejtësi në Shqipëri në raport me atë të qeverisë shqiptare.

Qeveria shqiptare është masakruar nga Reforma në Drejtësi. Gjyqtarja Irena Gjoka, është gjyqtarja e çështjes më të ndjeshme në Shqipëri asaj të inceneratorëve dhe ka futur brenda gjithë kupolën e drejtuesve të qeverisë shqiptare të përfshirë në këtë çështje. Qeveria shqiptare ka shtrënguar dhëmbët.

Qeveria greke nuk e ndali në asnjë minutë ofertën për marrëveshje politike për këtë çështje duke anashkaluar drejtësinë, duke injoruar faktin që drejtësia në Shqipëri duhet të ri ngrihet si një drejtësi e pavarur nga kryeministri I Shqipërisë por dhe I Greqisë.

Dhe në disa momente kur të dy palët politike po përpiqeshin të gjenin zgjidhje teknike të problemit, pa e porekur drejtuesinë, përfaqësuesit politik të Belerit në Tiranë I hodhën në erë.

Këtu është rasti të diskutojmë një çështje edhe më me rëndësi për rreshtimet e ndryshme të Athinës dhe Tiranës ndaj pakicës greke në Shqipëri.

Eshtë e pashpjegueshme pse Greqia në Athinë I ka nxjerr jashtë ligjit dhe I arreston njerëzit e “Agimit të Artë”, kurse ne në Shqipëri na I vë përfaqësues politik. Një vend evropian ose i pranon fashistët e “Agimit të Artë” ose nuk I pranon. Dhe atë që nuk e pranon për vete, nuk mund ta kesh oferte për fqinjët.

Fredi Beleri është përfaqësues I “Agimit t Art” dhe njeri i skutave të shërbimeve sekrete greke që mbajnë gjallë aspirata të vdekura ndaj Shqipërisë. Ai nuk i përket as “Nea Demokracia” as “Pasok” apo “Syrizia”. Është thjeshtë “Agimi i Artë” që në Shqipëri dhe u kthye në një monument që mbrohet nga shteti grek, nga një shtet, i cili në vend të vet shokët e Fred Belerit I ka future në burg, jo për vjedhje votash, por për fitore votash.

Sidoqoftë tani kalvari I gjykimit mbaroi dhe Shqipëria dhe Greqia duhet të marrin frymë, të qetësohen dhe të shikojnë përpara që në raundin e ri të zgjedhjeve tu ofrojnë qytetarëve të Himarës një kandidat që i përfaqëson ata që ndjehen grek, ata që ndjehen shqiptarë dhe të tjerë që ndjehen himariot. Betejën me “Agimin e Artë” nuk kemi pse e zhvendosim nga Athina në Himarë. Secili le ta mbajë ose luftoj në vend të vet.