osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqi i kanalit të “zhabave” të Lushnjes: SPAK degradon si instuticion! Merr kompetencat e prokurorive të rretheve dhe auditit të KLSH! Heton dhe kërkon dënime për shpërdorim detyrën dhe shkelje e barazisë në tendera!

Gjyqi i kanalit të “zhabave” të Lushnjes: SPAK degradon si instuticion! Merr kompetencat e prokurorive të rretheve dhe auditit të KLSH! Heton dhe kërkon dënime për shpërdorim detyrën dhe shkelje e barazisë në tendera!

Prokuroria e Posaçme SPAK ditën e djeshme kërkoi 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Ndërkohë akuza kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Lushnje Gentjan Nushin dhe përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Tushe u arrestua më 6 korrik të vitit të kaluar

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami.

Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin. Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë. Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë të cilat çuan në prangosjen e tij.

Ja dënimet që ka kërkuar SPAK për të pandehurit

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë gjatë ditës së djeshme pretencën për 21 të akuzuarit. Ja pretenca e organit të akuzës: Fatos Tushe: Pretenca: 5 vjet burg / Nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj, Leonard Sefa: 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj, Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj, Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj, Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Konvertohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove pasi është shtatzënë. ), Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj, Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj, Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj, Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj, Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj, Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj, Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj, Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit, Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit, Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj, Gjergji Mëhilli 1 vit / 8 muaj, Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj, Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet, Gazmend Çela 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj, Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj.