osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqi i Deputetëve opozitarë në 47’…zotërinjtë nën kërcënimin e injorancës

Gjyqi i Deputetëve opozitarë në 47’…zotërinjtë nën kërcënimin e injorancës

Foto që flet shumë. Dëshmia e rrallë që tregon se si u përmbysën klasat shoqërore në Shqipëri, menjëherë pas Luftës, kur pushtetin e morën komunistët dhe gjithë shtresa e intelektualëve, profesionistëve e të shkolluarve në perëndim, u përndoq e u shkatërrua gjer në qelizë me egërsinë më të madhe.

Kjo foto është shkrepur në Tiranë më 4 shtator 1947, gjatë procesit gjyqësor të një prej grupeve të deputetëve. Në foto, të ulur në dy grupe, janë deputetët e akuzuar për tradhëti nga regjimi i Hoxhës, ndërsa në këmbë, duken djem në moshë shumë të rinj, veshur me një uniformë, që asokohe mbahej përgjithësisht nga forcat e mbrojtjes së Popullit, paraardhësit e Sigurimit të Shtetit.

Ajo që vlen të veçohet është mënyra se si ata qëndrojnë në gadishmëri, a thua se të pandehurit do t’ia mbathin nga momenti në moment nga salla e gjyqit. Në portretet e tyre kokallë, me vështrimet e egërsuara, sundon kudo urrejtja. Duket sikur ata demonstrojnë triumfin e një arritjeje të mezipritur. Ata më në fund kanë pushtetin e dhunshëm në duar dhe zotërinjtë e dikurshëm janë krejtësisht nën mëshirën e tyre.

Paralelisht me gjuhën e urrejtjes që ata përçojnë, gati për t’i shoqëruar drejt ekzekutimit të pandehurit që po gjykohen, është atmosfera e paqes, e qetësisë dhe e mençurisë që përçojnë pothuajse të gjithë deputetët e pandehur, të ulur në bankën e të akuzuarve.

Ky moment i fokusuar në këtë fotografi, që ne e sjellim sot në fondin e arkivës tonë online “Kujto.al”, është dëshmi e rrallë që tregon se si u përmbysën prej regjimit të Enver Hoxhës, klasat shoqërore në Shqipëri, menjëherë pas Luftës kur pushtetin e morën komunistët dhe gjithë shtresa e intelektualëve, profesionistëve dhe e të shkolluarve në perëndim, u përndoq e u shkatërrua gjer në qelizë me egërsinë më të madhe.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.