osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykimi i Sali Berishës, hakmarrje e të ekzekutuarve pa gjyq të 21 janarit

Gjykimi i Sali Berishës, hakmarrje e të ekzekutuarve pa gjyq të 21 janarit

Fundi i paralajmëruar prej vitesh për Sali Berishën, duket se nuk është absorbuar nga ky i fundit si një realitet, por më shumë po përpiqet të iluzionohet nga ndjenja e një ëndrre të keqe sesa përmbushja e një mallkimi me ofshamë nga një komb i tërë.

Është një mallkim që buron që në ditët e para të ndarjes nga diktatura deri në ditë e sotme, ku bëmat e Sali Berishës kanë masakruar e shkatërruar ëndrrat e disa brezave nga vitet ’90 deri në këtë janar të 2024.

Sali Berisha përfundoi më në fund në arrest shtëpie më të drejtën e një gjykimi nga drejtësia shqiptare, një e drejtë që i ka munguar mijëra bijve të nënave që u asgjësuan nga shteti i Sali Berishës.

Sali Berisha sfidoi hapur drejtësinë, sfidoi dhunshëm shtetin dhe e sulmoi atë sa herë bytha e tij ndihej në rrezik, apo dhunoi ligjin pa i hyrë gjemb në këmbë për plot 33 vite, ndërkohë që sot po gjykohet dhe po hetohet me një proces të rregullt ligjor, me avokatë dhe gjyqtarë, ku vetë qëndron si zotni në shtëpinë e tij përallore në qendër të Tiranës.

Ky njeri rrënoi dhunshëm shtetin shqiptar që ditët e para të ardhjes në pushtet deri ditën e fundit të tij në karrigen që i dhuroi pushtet pakufi.

Prishi fabrika, uzina, prona shtetërore, ferma, e asete pafund të këtij shteti, të cilat ishin pasuri kombëtare. Lejoi skemat piramidale dhe i grabiti miliarda lekë kursime të shqiptarëve nëpërmjet piramidave që financonin pushtetin e tij duke çuar vendin në anarshi.

Sali Berisha burgosi liderin e opozitës, vodhi zgjedhjet e ’96 dhe dhunoi opozitën në çdo cep të Shqipërisë derisa çoi vendin në ngjarjet e dhunshme të ’97, ku shfaqi epshet e tij vrastare duke çuar ushtri dhe avionë për të masakruar popullin e tij. Puçisti i 14 shtatorit 1998, që sulmoi shtetin qeverinë me forca të armatosura, u shndërrua në një nga njerëzit më të babëzitur në historinë e vendit pas marrjes së pushtetit në vitin 2005. I pasuruar në mënyrë të llahtarshme nëpërmjet skemave të tipit Gërdec, me tregtinë e armëve apo me grabitjen e pronave nëpërmjet sekserëve të tij nga pronarët e vjetër, Sali Berisha u shndërrua në lubi me aferat e tij korruptive.

33 vitet e Sali Berishës në politikë janë 33 fatkeqësitë më të mëdha që mund ti ndodhin një shteti që kërkon të hyjë në shinat ligjore dhe një kombi që kërkon lulzimin e demokracisë. Dhuna, presioni dhe vrasjet janë produkt i shtetit berishist, por dhe i qënies të Sali Berishës në politikën shqiptare.

Ky personazh ka qenë protagonist i dhunës si në opozitë dhe në mazhorancë. Dhuna e tij ka qenë lajtmotivi i tij politik. Dhuna e 26 majit, sulmi i armatosur i 14 shtatori 1998, dhuna ndaj institucioneve gjatë viteve 1997-2001, sulmi në 8 janar ndaj selisë së PD dhe së fundmi dhuna skandaloze në Parlament kanë demonstruar se shqiptarët ishin të dhunuar nga një kapobandë, i cili asnjëherë nuk pati asnjë problem me drejtësinë shqiptare.

Sot Sali Berisha është në gjykim. Do paraqitet si zotni në bangon e të akuzuarve, duke u gjykuar në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar me avokatë, si një i pandehur për abuzimet e tij skandaloze gjatë këtyre viteve.

Në fakt ky zotëria rri i qetë dhe i gjallë mes të gjallëve ndërkohëqë, fatin e tij nuk e pati Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të cilët sot janë nën dhe falë plumbave të Gardës Berishiane. Si viktimat e 21 janarit janë shumë të tjerë që sot janë 2 pashë nën dheun e ftohtë si Kosta Trebicka, Remzi Hoxha, djemtë e Tropojës apo dhe dhjetra të tjerë të cilët u vranë pa gjyq, apo u zhdukën pa nishan pa të drejtën e gjykimit, apo të vetëmbrojtjes nga avokatë, sic ka fatin ky person. Ata janë plaga e shoqërisë shqiptare, por dhe mallkimi për Sali Berishën, i cili sot po gjykohet nga drejtësia, një fakt që mund të shkojë si melhem për fatkeqësitë që i ka sjellë këtij kombi.

Saliu dhe salinjtë e vegjjël që e ndjekin nga pas me duart apo buzët ngjitur në mjaltin që ka buruar nga pushteti i Saliut mund të presin pafund një fillim të ri nga rruga Mustafa Matohiti, me entusiazmin e “gomarit nën dhëmbët e luanit” duke shpresuar të jetë ëndërr.

Fatkeqësia është që fundi i Saliut do të jetë i hidhur dhe ky është fillimi i një fundi të tmershëm për të dhe për gjithë idhujtarët e tij fatkeqë dhe mjeranë.

Sot është dita e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës, Aleks Nikës etj që kanë pritur pafund këtë ditë. /
Shkruar nga Ilir Dako