osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykatat “sekuestër preventive” në bazën detare të Limionit! Rama: Është një skandal i përmasave të pa perceptueshme! Pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë në vendimet e pushtetit legjislativ!

Gjykatat “sekuestër preventive” në bazën detare të Limionit! Rama: Është një skandal i përmasave të pa perceptueshme! Pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë në vendimet e pushtetit legjislativ!

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët për vendimet e gjykatave për sekuestrimin e bazës detare të Limionit në Sarandë. Më parë Rama kishte kundërshtuar urdhërin e SPAK në komentet e tij, megjithatë, pas Prokurorisë së Posaçme pati dhe vendime nga katër gjykata.

Sipas Gjykatës së Lartë, sekuestro preventive është vendosur aty për të mos lejuar cënimin e sigurisë kombëtare. Ndërkohë është vetë kryeministri që me firmën e tij ka dhënë leje për tu privatizuar zona nga 2 biznese jo pak të njohur në Shqipëri.

Në konferencë, Rama jo vetëm që ka komentuar një vendim të drejtësisë së re, por edhe e ka kundërshtuar atë duke e konsideruar si skandal. Rama e cilësoi investimin në zonën e bregdetit të Sarandës, në bazën e detare të Limionit, me një rëndësi për vendin dhe të ardhmen, turizmin dhe zhvillimin e zonës së bregdetit.

Ai e mbrojti projektin dhe investimin pas pyetjes që iu bë dhe faktit se tashmë për atë investim ka edhe probleme juridike dhe vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tre shkallëve të tjera, që e mbajnë nën sekuestro preventive.

Ai e quajti skandaloze dhe absurde ndërhyrjen e Drejtësisë në kompetencat e Ekzekutivit, duke thënë se pushtetet janë të ndara dhe vendimet merren me votë në Parlament, ku gjithashtu drejtësia nuk ka kompetencë sipas tij të ndërhyjë. Rama tha se ai investim ishte premtim elektoral dhe se ishte vendosur me votë popullore.

Gjithashtu theksoi se ky investim nuk cenonte sigurinë kombëtare apo të mbrojtjes, por e zhvillonte turizmin dhe i shërbente vendit, teksa mbaheshin të bllokuara 300 milionë euro që i shërbenin ekonomisë shqiptare.

Pyetje-përgjigje:

Pyetje: Një vendim të drejtësisë së re, që ju jo vetëm e keni komentuar por edhe e keni kundërshtuar haptazi. Është sekuestro preventive për bazën detare të Limionit në Sarandë, që është një urdhër i SPAK dhe janë tre vendime gjykatash. Bashkë me Gjykatën Kushtetuese bëhen katër. E keni kundërshtuar ju 9 muaj me parë publikisht me zë dhe figurë. Tani sipas Gjykatës së Lartë, sekuestro preventive është vendosur aty për të mos lejuar cënimin e sigurisë kombëtare, për shkak se me firmën tuaj ju keni dhënë leje për t’u privatizuar nga 2 biznese jo pak të njohur në Shqipëri. Tani që gjykata mbrojnë sigurinë kombëtare, ju çfarë interesash mbroni aty? Faleminderit.

Rama: Po. Është e vërtetë kjo, por unë kam pasur parasysh, në këtë përsëritje s’kam komentuar, kam patur parasysh faktin që jam pyetur për persona. Rasti konkret, është i vërtetë. Është një skandal i përmasave të pa perceptueshme, është ndërhyrja më brutale në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Kushtetuta e Republikës thotë; ka 3 pushtete të pavarura nga njëri – tjetri. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që drejtësia është e pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe ka një sërë detyrash të vetat, apo jo, të cilat nuk mund t’i bëjë pushteti ekzekutiv. Po edhe pushteti ekzekutiv është i pavarur nga drejtësia dhe nga legjislativi, nga gjyqësori. Nga çfarë? Në të drejtën për të vendosur. E drejta për të vendosur, që është dhe njëkohësisht detyrim për të marrë vendime, buron nga mandati i popullit, i cili nxjerr qeverinë përmes Parlamentit. Se këtu vijmë tek pavarësia e Parlamentit nga pushteti gjyqësor. Është pushtet tjetër ai. Në rastin që kishim tani në fund, nuk i thotë dot asnjë lloj shkalle e pushtetit gjyqësor Parlamentit si duhet të ngrejë dorën.

Nuk ia thotë dot sepse i hyn në pavarësinë e vet. Nuk i thotë dot qeverisë asnjë lloj nivel i pushtetit gjyqësor se si duhet të vendosë për bazën e ashtuquajtur, se po të shkoni atje, nëse keni pak sens humori, do të duhet të mbani barkun me dorë, kur të shikoni cënimin e sigurisë se ajo është histori më vete ajo tjetra pastaj, cënimi i sigurisë kombëtare që është një pjesë e një farse të rëndë, që bëhet me një element kyç të programit të qeverisë. Është program elektoral. Nuk e ndalon dot një përfaqësues i pushtetit tjetër qeverinë të zbatojë programin për të cilin ka marrë votat. Në programin elektoral unë kam premtuar portin turistik. Nuk është privatizuar, e ke gabim dhe nuk ka rëndësi se nuk dua ta bëj polemikë me ty, e ke gabim. As nuk është dhënë me koncesion. E ke gabim, nëse e mendon. Është dhënë me qira, ajo pjesë, është pronë e ushtrisë edhe sot, edhe nesër, edhe kur të mbarojë investimi.

Madje ushtria nga ai investim do të marrë më shumë se ç’ka sot. Se tani ta quash bazë, nëqoftëse siguria jonë kombëtare varet nga ai Limioni aty, unë i pari bashkë me ju hajde kapim avionin e parë, hajde ikim se jemi të pushtuar. Është dhe më fal se u zgjata se realisht është një skandal shumë i madh. Por forca e verbër ka bllokuar një investim që sot që do të fuste në ekonomi, po se kur do t’i fusë nuk di 300 milion euro, do të rriste numrin e turistëve të nivelit të lartë dhe do të bënte që ato varka, ato jahte që shkojnë e parkojnë në Malin e Zi, që shkojnë parkojnë në Greqi, që shkojnë parkojnë në Kroaci dhe nga të cilat bashkitë dhe shteti marrin gjithë ato të ardhura gjatë gjithë periudhës që ato janë të parkuara se është një biznes shumë i madh, të vijnë një pjesë edhe në Shqipëri. Këtë ka bërë kjo përçartje dhe kjo futje, jo hundësh, por hundësh dhe duarsh në të drejtën e pushtetit ekzekutiv për të marrë vendime.

Ai që ka detyrën të ndjekë mënyrën se si zbatohet vendimit dhe nëse ka në zbatimin e tyre korrupsion apo shkelje flagrante të ligjit nuk mund të jetë në pushtetin ekzekutiv, por ama kush ka të drejtën të marrë e të bëjë reforma, të marri vendime nuk mund të ndalohet nga pushteti gjyqësor, çdo me thënë kjo? Është vota, është vota se përndryshe i bie që të shkojmë të pyesim në pushtetin gjyqësor, a ta marrim këtë vendim apo jo? Është vota që e vendos. Nuk e përcakton dot gjykata se çfarë është siguria kombëtare, se përcakton dot fare, nuk ka lidhje fare. Ai vendim tregon atë që thashë më parë që ka shumë mangësira në këtë fazë kur po ndërtohet një sistem i ri, patjetër dhe kjo është një nga rastet ose për mua është shembulli më ulëritës i çfarë mund të ndodhi kur abuzohet me forcën e një pushteti, duke hyrë komplet në territorin e një pushteti tjetër.

Pushtetet janë të ndara, pikë dhe natyrisht e drejta, në këtë rast komenti im, prandaj thashë, lidhet me punën që unë bëj, me detyrën që unë kam, si t’ia shpjegoj unë se është dhe gjitha një marrëzi përveç të tjera, se nuk është se ka ndonjë gjë aty të thuash, po prit njëherë. Është një marrëzi totale që do ta mbroka vendin që e ka për detyrë ta mbrojë ushtria një individ që duhet të shohë një rast dhe të japi. Do shkojmë ta marrin në prokurori apo në gjykatë orientimin si do ta orientojmë politikën e sigurisë kombëtare. Është një gjë e padëgjuar, është një absurd. Për këtë arsye unë e kam komentuar, prandaj po e komentoj prapë se lidhet me punë e qeverisë, lidhet me ndërhyrjen brutale në kompetencat e padiktueshëm të pushtetit ekzekutiv, ky është ndryshimi. Po kishe të drejtë e kam pas të ndarë ndryshe këtë gjë.