1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Gjykata Speciale e ndalon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit

Gjykata Speciale e ndalon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit

Takimi i 13 marsit në ambientet e QKUK-së në Prishtinë, ku për tre orë qëndruan në praninë e njëri-tjetrit, do të jetë i fundit për Hashim Thaçin, me babanë e tij të ndjerë, Haxhi Thaçi.

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë nuk do ta lejojë ish-Presidentin e Kosovës që t’i japë të atit lamtumirën e fundit, duke ia ndaluar që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) përmes një postimi në Facebook, ku shprehin edhe indinjatë e revoltë ndaj këtij vendimi.

OVL-UÇK e cilëson këtë vendim kundër Thaçit si të padrejtë dhe çnjerëzor, i cili bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Po ashtu, organizata e veteranëve e ka konsideruar këtë vendim si një përpjekje të qëllimshme për të poshtëruar jo vetëm Thaçin dhe familjen e tij, por edhe ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do ta tolerojë heshtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj shkeljeve dhe trajtimit përçmues që po iu bëhet bashkëluftëtarëve tanë nga Gjykata Speciale në Hagë”, thuhet më tej në reagim.

Ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit do të zhvillohet nesër në orën 15:00, ndërsa familja ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të shkojnë për ngushëllime, në Burojë të Skenderajt.

Që nga orët e hershme të mëngjesit shumë familjarë, ish-bashkëpunëtorë të Thaçit në politikë dhe qytetarë, kanë bërë ngushëllime pranë familjes së ish-presidentit.