osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gjykata Kushtetuese sërish drejt reformimit, në pranverë largohen Përparim Kalo dhe Altin Binaj, zbardhet vendimi më i fundit

Gjykata Kushtetuese sërish drejt reformimit, në pranverë largohen Përparim Kalo dhe Altin Binaj, zbardhet vendimi më i fundit

Problemet me vakancat në Gjykatën Kushtetuese pritet të vijojnë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të plotësonte vakancën e lënë nga gjyqtari Fatmir Hoxha, ndërsa për dy vakanca të tjera do të vijojë puna këtë vit. Por teksa pritej që në pranverë të mbyllej procesi i emërimeve, duket se kjo nuk do të ndodhë.

Dy anëtarët e kësaj gjykate, Përparim Kalo dhe Altin Binaj në pranverën e këtij viti mbyllin mandatet. Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime të ndara për secilin prej tyre, për të interpretuar nëse ata duhet të mbanin mandat të plotë, apo mbajnë mandatet e emrave që zëvendësuan. Zoti Kalo ka marrë mandatin e Besnik Imerajt.

Sipas vendimit, në datën 08.04.2013 zoti Besnik Imeraj ka bërë betimin para Presidentit të Republikës dhe ka filluar ushtrimin e mandatit kushtetues. Me vendimin nr. 2, datë 31.01.2018, Gjykata Kushtetuese ka vendosur deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj, në datën 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë nga detyra.

Pas krijimit të kësaj vakance, Presidenti i Republikës hapi garën dhe pas përfundimit të procedurave në datë 23.12.2020, ka emëruar zotin Përparim Kalo anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Por në datën 07.12.2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka paraqitur kërkesë për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Përparim Kalo, për shkak të përfundimit të mandatit 9-vjeçar të plotësuar prej tij.

Në datën 15.12.2021, gjyqtari Përparim Kalo i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e dispozitave të ligjit nr. 8577/2000 që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke pretenduar, në thelb, se mandati plotësues duhet të llogaritet bazuar në ushtrimin efektiv të tij. Por gjykata ka arritur në përfundimin se ai nuk mund të ketë mandat 9-vjeçar, por plotëson vendin e Imerajt.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 127, pikat 1, shkronja “b”, 2 dhe 3, si dhe neneve 8, pika 3 dhe 9, pikat 1, shkronja “b” dhe 2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash, vendosi: Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Përparim Kalo, në datën 08.04.2022. Njoftimin e këtij vendimi Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Vakanca e Altin Binajt

E njëjta procedurë është ndjekur dhe për anëtarin tjetër Altinl Binaj, i cili u zgjodh anëtar nga Kuvendi. Ai mori mandatin e anëtarit Fatos Lulo, i cili në vitin 2018 u shkarkua nga vetingu, ndërkohë që detyrën e kishte marrë në vitin 2013. Sipas vendimit, në 02.05.2022 atij i mbaron mandati. “Gjykata vëren se neni 125, pika 3, i Kushtetutës, parashikon se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, kurse sipas nenit 127, pika 3, të saj, në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, organi i emërtesës emëron një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.

Gjykata vëren, gjithashtu, se sipas 129 të Kushtetutës, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës, kurse sipas nenit 8, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese fillon nga data e betimit dhe mbaron në datën e njëjtë të atij muaji të vitit të nëntë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”, thuhet në vendim. Lajmi i mirë është se ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, anëtarët pritet të mbajnë detyrën derisa të zëvendësohen. Vitore Tusha ka vënë një precedent të tillë, pasi ka disa vite pa mandat, por është në detyrë.