osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata Kushtetuese harron dosjen për Ilir Metën: Gjyqtarët asnjë lëvizje për kërkesën e Kuvendit mbi shkarkimin e presidentit

Gjykata Kushtetuese harron dosjen për Ilir Metën: Gjyqtarët asnjë lëvizje për kërkesën e Kuvendit mbi shkarkimin e presidentit

Gjykata Kushtetuese duket se ka harruar dosjen për presidentin Ilir Meta. Në qershor të vitit që lamë pas Kuvendi shkarkoi presidentin dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, por edhe pse kanë kaluar 3 muaj akoma nuk ka asnjë sinjal se çfarë do të bëhet me këtë rast.

Gjykata Kushtetuese në faqen e saj në ueb ka njoftuar se në tetor do të zhvillohen disa seanca gjyqësore, por nuk ka asnjë njoftim se kur do të nisë procesi mbi shkarkimin e presidentit.

Ligji e ka të përcaktuar se Kolegji i gjykatës ose Mbledhja e Gjyqtarëve e shqyrtojnë brenda 3 muajsh dosjen dhe më pas vendosin ose jo për kalimin saj në seancë. Deri më tani Kushtetuesja nuk ka folur fare mbi këtë rast.

Parashikimet ligjore

Më 14 qershor, Kuvendi dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese dosjen për shkarkimin e Presidentit. Sipas ligjit Kushtetuesja ka 3 muaj afat për shqyrtimin e dosjes dhe më pas merr vendim nëse do kalojë apo jo në seancë dhe nëse po, kjo pasohet me një datë konkrete. Sipas llogarive, më 14 shtator mbaroi afti 3 mujor dhe Kushtetuesja ende nuk ka marrë një vendim.

Gazeta foli me disa juristë të njohur, të cilët njëzëri u shprehën se gushti është muaj pune. Kështu që nisur nga kjo dhe referuar ligjit, Kushtetuesja duhej të vendoste që para dy javësh për këtë rast. “Shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton afate të tjera.

Në çdo rast bisedimet dhe marrja e vendimit nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve bëhet mbi bazën e projektvendimit të përgatitur nga relatori. Shqyrtimi i çështjes në seancë plenare bëhet pasi të jenë depozituar paraprakisht nga palët të gjitha materialet e nevojshme për gjykim, si dhe çështja të jetë përgatitur në tërësi nga relatori i çështjes.

Relatori i çështjes paraqet në bisedime projektvendimin përkatës, mbi të cilin votojnë të gjithë gjyqtarët që kanë marrë pjesë në votim”, thuhet në nenin 47 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Kujtojmë që pak ditë më parë gazeta bëri me dije se gjyqtari Përparim Kalo është caktuar nga Gjykata Kushtetuese si relator për çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kalo u zgjodh në Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit në dhjetorin e vitit të kaluar, duke treguar se sa ironik është fati, pasi ai që mori pëlqimin e Metës ka në dorën dosjen e këtij të fundit. Sipas ligjit çështja e shkarkimit të presidentit shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori. Por edhe pse dosja duhej të ishte shqyrtuar brenda 3 muajsh ende nuk kemi asnjë sinjal se çfarë do të ndodhë me këtë rast.