osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata ia sekuestroi, shteti cakton administratoren e kuotave të Malltezit në 3 biznese

Gjykata ia sekuestroi, shteti cakton administratoren e kuotave të Malltezit në 3 biznese

Eglantina Osmanlli është caktuar administratorja e kuotave që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka në 3 shoqëri, konkretisht në Homeplan sh.p.k, Magnet IMO sh.p.k dhe Magnet Gym&Fit

Me vendimin e 24 tetorit 2023 Eglantina Osmanlli është caktuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të administrojë kuotat që janë në emër të Jamarbër Malltezit, shkruhet në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Osmanlli do të administrojë konkretisht:

45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan sh.p.k

100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k

60% të kuotave të kapitalit themeltar te shoqerisë Magnet Gym&Fit

Më 20 tetor 2023 mbështetur në kërkesën e datës 15 tetor 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të Jamarbër Malltezit si dhe kuotat në tre shoqëri në pronësi të Malltezit.

Në të 6 llogaritë e tij bankare, nga dokumentet e siguruara nga Report Tv del se i janë sekuestruar më shumë se 250 mijë euro.

Mes 16 pasurive të paluajtshme ai zotëron edhe 5 apartamente të tjera sipas dokumentit në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit, Frosina Plaku. Gjithashtu një prej pasurive që është vendosur nën sekuestro preventive është edhe një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet, për të cilën ai ka deklaruar se vila nuk është e tij, por e së bijës Argitës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit.

Më 21 tetor Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa po priste bashkëshorten e tij pasi akuzohet për korrupsion pasiv me vjehrrin e tij ish kryeministrin SalI Berisha dhe pastrim parash me ndërtuesin Fatmir Bektashi në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që u pasua më pas me ndërtimin e 19 kullave.