osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gjykata e Tiranës jep vendimin: Non Gratat në krye të PD-së, Komisioni i Rithemelimit merr drejtimin e Partisë Demokratike

Gjykata e Tiranës jep vendimin: Non Gratat në krye të PD-së, Komisioni i Rithemelimit merr drejtimin e Partisë Demokratike

Gjykata e Tiranës sapo ka marrë vendimin zyrtar ditën e sotme ku ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Me këtë vendim, Komisioni i Rithemelimit merr drejtimin e Partisë Demokratike. Ky vendimi i gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjykatës së Tiranës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha, kanë rënë.

Gjithashtu, statuti i ri përpiqet të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

Në statut është parashikuar ngritja e një komisioni të përkohshëm, që do të hapë rrugën për ndryshimet e plota të partisë.

Me vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Sipas statutit të Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit, ndryshimet i hapin rrugë primareve brenda partisë, me qëllim fuqizimin e anëtarësisë, sanksionojnë legalizimin e fraksioneve, si dhe përcaktojnë largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për zgjedhjet lokale kryetari duhet të votëbesohet.