Donald Trump u bë ish-presidenti i parë i SHBA që dënohet nga gjykata për vepra penale. Ai u shpall fajtor nga Gjykata e New York-ut për 34 vepra penale. Një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së Stormy Daniels, një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Falsifikimi i të dhënave të biznesit është një vepër penale për të cilën parashikohet një dënim me burg deri në 4 vjet. Prokurorët nuk janë shprehur nëse do të kërkojnë dënim me burg dhe është e paqartë nëse gjykatësi do të caktonte një masë të tillë edhe nëse i kërkohej. Megjithatë, dënimi, apo edhe burgimi, nuk e pengon Trump të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë.
Gjykatësi para se të shqiptojë vendimit do të duhet të marrë në konsideratë një sërë faktorësh si: mosha e Trump, e cila është 77 vjeç; ai nuk ka dënime të mëparshme (penale); ai është një ish-kandidat presidencial (ose president i ardhshëm) dhe se ka shkelur urdhrat e gjykatës për të mos komentuar në gjyq.
Trump më pas mund të përgjigjet me një ankimim, një proces që do të kërkonte shumë muaj për të përfunduar. Ekipi ligjor i Trump mund ta bazojë apelimin e tij në prova të pamjaftueshme nga dëshmia e Stormy Daniels. Derisa çështja të mbyllet përfundimisht, Trump do të jetë i lirë me kusht.