Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar paraditen e së premtes, seanca për caktimin e masës së sigurisë për 12 të arrestuarit e operacionit “Piramida” gjatë së cilit u godit një grup i trafikut të drogës nga Saranda në Greqi.
Gazetarja Shpresa Dine ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” edhe një video nga momenti kur anëtarët e grupit të trafikut të drogës hynin në gjykatë.
Gjatë seancës së sotme, gjykata e Sarandës ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin dhe të caktojë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 12 të dyshuarit, Ajas Lile, Altin Sakaj, Kastriot Muka, Armand Kociu, Fatjon Dule, Mario Zybo, Afron Halili, Osman Halili, Enea Duro, Emilio Mehmeti, Torio (Viktor) Ruci dhe Eristjan Bejko.
Të dyshuarit përfaqësoheshin nga avokatët Flamur Lazaj, Verdi Haderi, Julian Sinomati, Leze Zisi, Aurel Kurani, Noreta Kalcuni, Agim Ahmeti e Marsela Aliaj. Për këtë grup janë edhe 4 shtetas në kerkim policor.