Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij.
Gjykata ka vendosur për konfiskimin e 22 pasurive të Moisi Habilajt i cili është i dënuar për trafik droge.
Sipas SPAK, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.