Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ishdrejtuesi i lartë i policisë, Erzen Braçani dhe ishshefi i komisariatit 6 Dedan Gjoni, të cilët kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4 (01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.
Kujtojmë që nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC në nëntor të vitit të kaluar çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezultonte të ishte i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.
Në pranga si anëtarë të dyshuar të këtij grupi ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani; shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.
Arrestimi i Erzen Breçanit bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë u bë mbrëmjen e 20 nentorit 2023.
Bujar Germizi, një emër i njohur i botës së krimit në Kukës, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe Besmir Mustati dyshohet se tentuan të vrisnin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Ndërkohë, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, së cilës i është dhënë masa detyrim paraqitjeje, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacion nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani.
“Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit. Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale” thuhet në njoftimin e SPAK.