osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Kokës: Nuk shqyrton kërkesën për lirimin dhe sekuestron e pasurive

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Kokës: Nuk shqyrton kërkesën për lirimin dhe sekuestron e pasurive

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Mësohet se GJL nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së arrestit me burg të Kokës.

Nga ana tjetër Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar datën për seancën e radhës gjyqësore ndaj ish-Ministrit Koka.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, thuhet në njoftim.

Përveç betejës penale, ish-Ministri Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, vijon në gjykata betejën për pasurinë. Me anë të rekursit të firmosur nga vetë Koka, ai i kërkon Gjykatës së Lartë të lirojë nga sekuestro kantinën në Rashbull të Durrësit, ku rezulton pronar me 88% të aksioneve.

Ky biznes u vu në sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit dhe dy shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesën e Lefter Kokës. Ndërkohë pas hetimeve për rastin e Fierit, ish-ministrit iu vunë në sekuestro 4 prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave me dyshimin se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.