osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata e Athinës, jep masën për huliganët e Dinamos! Tifozët e AEK-ut i presin me protesta për vrasjen e 29-vjeçarit

Gjykata e Athinës, jep masën për huliganët e Dinamos! Tifozët e AEK-ut i presin me protesta për vrasjen e 29-vjeçarit

30 nga 105 tifozët e Dinamos së Zagrebit të arrestuar për vrasjen e tifozit të AEK-ut të Athinës, Mihalis Katsouris, kanë dalë para gjykatës. Në një proces maratonë që nga dita e djeshme (e premte), tifozët që janë përjashtuar si të dyshuar për vrasjen do duhet të kërkojnë falje për veprimet e dhunshme, teksa do rikthehen sërish në paraburgim për një masë më të lehtë për akte të tjera që ligji i përcakton.

Me të mbërritur në gjykatën e Athinës, tifozët e AEK-ut janë organizuar dhe i kanë pritur me protesta personat nën gjykim. Ata kanë hedhur sende të forta dhe shishe uji në drejtim të makinave që sillnin të dyshuarit dhe policisë.

Sipas “Kathimerini”, rrethi i të dyshuarve për vrasjen e 29-vjeçarit grek është ngushtuar dhe janë 12 personat që mund të kenë bërë këtë akt. Mes tyre janë 10 kroatë, një grek dhe një shqiptar 22-vjeçar.

Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës, në vigjilje të ndeshjes së turit të tretë të Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit, Athina u kthye në arenë dhune dhe përleshjeje mes tifozëve. Ata miq nuk duhet të ishin futur në Greqi për shkak të rrezikshmërisë, teksa disa pezullime ndodhën në radhët e policisë.

Gjithsej u arrestuan 105 tifozë, ndërsa pati frikë dhe tmerr te qytetarët pas akteve të dhunshme dhe goditjeve me thikë.