Mjeku i njohur, Edvin Prifti, ka kërkuar heqjen e vendimit, por Gjykata e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e tij. Prifti ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Fillimisht ai u ndalua pasi i doli emri në disa përgjime me sekretaren e gjykatës së Krujës për marrje ryshfet në këmbim të operimit të nënës. Më pas ai akuzohet se ka abuzuar dhe me tendera në QSUT.
Madje atij i janë sekuestruar edhe pasuri në shuma monetare prej 250 mijë eurosh dhe 160 milion lekësh.