Juristi Romeo Kara ka komentuar lajmin që gjykata e Tiranës ka dënuar ish- kryeministrin Berisha për shpifje.
Kara shkruan se më në fund filloi numërimi mbrapsht dhe tullat e Berishës do të bien një e nga një.
Reagimi i plotë:
Edhe ligjërisht filloi numërimi mbrapsh për më të mbrapshtin që ka njohur e provuar ky popull fatkeq.
Përballë të vertetës, kështjellës së krimit, të ideuar dhe ndërtuar nga Berisha, do t’i bien tullat një e nga një dhe me ndihmën e Zotit edhe nga themelet do të shkulet.
Uroj qe Carlo t’a ketë këmbën e mbarë!