Opozita dhe mazhoranca kanë bërë votat së bashku për të votuar në Kuvend ndryshimet në Kodin Rrugor.
Për herë të parë, postblloqet e policisë rrugore do të hiqen dhe nuk do të qëndrojnë më në akse kombetare për të gjobitur pabesisht shoferët, pasi puna e tyre do të zevendësohet nga pajisjet teknologjike.
Madje këto mjete nuk do të gjobisin shoferët vetëm për shkeljen e konstatuar, por do të raportojnë edhe për historikun e mjetit, nëse ka gjoba të hershme të papaguara, apo nuk ka kryer kolaudimin.
Një favor për qytetarët është përgjysmimi i vlerës totale të gjobës, nëse ajo paguhet brenda 15 ditëve të para të vendosjes së saj.
Deri më tani shoferët kishin mundësi që të përfitonin vetëm 20% ulje brenda 5 ditëshit të parë. Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor parashikojnë edhe vendparkimet, për të cilat u kërkohet bashkive që 50% e tyre të jenë pa pagesë.