Juristi Romeo Kara ka reaguar pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet për ish-ministrin Fatmir Mediu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se gjykatat ndërruan emrin, por jo zakonin.
Postimi i plotë:
Gjykatat nderruan emrin, por jo zakonin.
Vazhdon i njejti avaz i mbrojtjes se krimit duke shperdoruar afatet proceduriale dhe klauzolat e parashkrimit te vepres penale.
Jo me kot kam thene se, lidhur me krimet e ketyre 30 viteve postkomunizem, duhen pezulluar afatet e parashkrimit te veprave penale.
Pritet te kalojne afatet, nis procedimi penal dhe ceshtja pushohet pikerisht sepse kane kaluar afatet.
Nga ky qerthull talljeje 30 vjecare, dilet vetem me revolucion ose masa te tjera nga jashte sistemit.
Krimi politik i 30 viteve te fundit eshte krim i paster kunder njerezimit, prandaj ai kurre nuk duhet parashkruar.
Nese parashkrimi i sherben rrenimit te drejtesise, kurre mos qofte si norme juridike.