osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

GJKKO i ankohet Dumanit dhe Hajnajt: Agjenti i BKH-së nuk zbatoi urdhrin tonë!

GJKKO i ankohet Dumanit dhe Hajnajt: Agjenti i BKH-së nuk zbatoi urdhrin tonë!

Gjykata e Posaçme i drejtohet kreut të SPAK Altin Dumanit dhe asaj të BKH-së Aida Hajnaj, për mosekzekutimin e urdhrit të saj, nga një agjent i BKH-së, i cili ishte urdhëruar të sillte dy dëshmitarë në GJKKO për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt.

Sipas togave të zeza, agjenti Saimir Çuka, nuk është paraqitur vetë në Elbasan, në adresat përkatëse ku jetojnë dëshmitarët, por ia ka kërkuar këtë drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Gjyqtarja kryesuese Etleva Deda kërkoi sqarim nga prokurori Behar Dibra, në lidhje me mos zbatimit të urdhrit të gjykatës, ndërsa ky i fundit, argumentoi se agjentët e BKH-së në disa raste e kanë të pamundur të veprojnë për shkak të mungesës së shërbimeve mbështetëse.

Gjykata njoftoi vënien në dijeni të titullarëve të institucioneve në lidhje me këtë procedurë. Në këto kushte Gjykata ka vijuar me provat shkresore. Në proces përveç dëshmitarëve, njëri prej të cilëve (Endri Karaj), në bazë të sistemit TIMS rezulton jashtë vendit, munguan edhe të pandehurit Xhuliano Hoxha e Euglent Halili, të cilët u përfaqësuan nga avokatët.

Pak ditë më parë në të njëjtin proces, deklaroi para gjykatës se do të jepte sqarime në një moment të dytë në lidhje me dy vrasjet.