Mbrëmjen e kaluar, Tahiri e kaloi në burgun 313 në Tiranë, në godinën numër 2.
Ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, iu lejua të kishte brenda qelisë në burgun 313, vetëm rroba dhe cigare, raporton “prokurorja” Klodiana Lala e cila thotë atë që nuk e di asgjë, por që është procedur për çdo të dënuar, se Tahiri ndodhet në godinën nr.2 të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ndërsa është në observim.
Ndërsa “gjithologu” Artan Hoxha që po i akalon Alfred Çakos dhe Spartak Ngjelës me teori konspirative nga Skrapari ka bërë një deklaratë shumë të fortë.
Ai tha se edhe pse ish-ministri ka shumë prova, Tahiri më shumë se sa të rrëfejë të vërtetën e asaj çfarë di, duhet të mendojë t’u mbijetojë qelive të burgut, ku ndodhet 24 orë në 24, nën kontrollin e ATYRE atje lartë. Më tej Hoxha shtoi se Tahiri do bëjë 40 muaj burg.
Madje ai replikon me qytetarin e krimit i cili është i lumtur që Saimir Tahiri është dënuar me burg.
Siç duket që ky palaço do jet një nga ata që ka provuar ndryshimin e policisë së shtetit për vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend, pas largimit të policisë sue rrumpallës së Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës.
Ja muhabetet e gjithologut me qytetarin dixhital:
Qytetari: Sa i kane ngel me bo atij vlla? Se m’duket se po bohet shume zhurme per çfare?
Artan Hoxha: Plot 40 muaj, rri i qete ata te rruges Elbasanit po merren personalisht me kete pune…
Qytetari: Artan Hoxha jo shoku e ke gabim. Ky direkt futet ne pun magazinier tek 313 e para . Dhe ketu perfiton ulje denimi.. E dyta perfiton 3 muaj cdo vit… Sipas mendimit tim dhe llogaritjes time tek 2 vjetshi. Pastaj kemi dhe amisti…festave 9 torit si thoni ju..
Po me e forta eshte se Saja do filloj te vuaj dhe nga zemra tani…dhe normale do ket letsira…. Qoft fjala jote tek the po merren ata te rruges Elbasanit… Aty kam besim…se kjo juri u ka dal baba.ketyre peshqve te medhej
Artan Hoxha: Politikanet edhe nese futen ne burg per 24 ore marrin fund, sepse po qendruan me vite te tera na vjedhin serish pasi paguhen me taksat tona. Politikani goditet duke i sekuestruar pronat dhe parate, ky eshte denimi i vertete per ata… /Tellalli.al